Një banesë në Lushnje ka rënë pre e grabitjes.
Hajdutët arritën të futeshin në banesë, duke thyer xhamat e dritares.
Sipas të dhënave paraprake, ata kanë arritur të marrin kasafortën.
Banesa e grabitur i përket shtetasit L.Dervishi dhe ndodhet në lagjen “Gafurr Muço”.
Pronari i shtëpisë është shprehur se brenda kasafortës së hekurit mbante rreth 4 mijë euro, të cilat ishin kursimet e shtëpisë.
Policia ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.