Skip to content
Të Gjitha

Grabitet shtëpia në Lushnje, hajdutët thyejnë xhamat e dritares dhe marrin kasafortën

· 1 min lexim

Një banesë në Lushnje ka rënë pre e grabitjes.

Hajdutët arritën të futeshin në banesë, duke thyer xhamat e dritares.

Sipas të dhënave paraprake, ata kanë arritur të marrin kasafortën.

Banesa e grabitur i përket shtetasit L.Dervishi dhe ndodhet në lagjen “Gafurr Muço”.

Pronari i shtëpisë është shprehur se brenda kasafortës së hekurit mbante rreth 4 mijë euro, të cilat ishin kursimet e shtëpisë.

Policia ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.