Një dyqan celularësh në Urën Vajgurore, ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit.
“Balkanweb” raporton, se hajdutët kanë thyer derën e jashtme të dyqanit.
Më pas ata janë futur brenda dhe kanë vjedhur një sasi lekësh dhe celularët që ndodheshin brenda.
Pasi kryen grabitjen, autorët, u larguan nga dyqani me një automjet.
Në vendngjarje ndërkohë kanë shkuar ekspertët e kriminalistikës, të cilët po bëjnë këqyrjen e vendit të krimit.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve përreth, për të ndihmuar në identifikimin dhe kapjen e autorëve.