Grabitet argjendaria në Korçë, autorët shqyen me forcë qepenin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Persona të paidentifikuar grabitën një argjendari ditën e sotme në Korçë.

Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit.

Argjendaria e grabitur ndodhet në pedonalen e qytetit.

Mësohet se autorët kanë shqyer qepenin, kanë thyer xhamin dhe më pas janë futur brenda.

Pasi grabitën disa sende me vlerë, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Deri më tani nuk dihet sesa është dëmi i shkaktuar nga vjedhja.

Policia ndërkohë po punon për identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.

Shpërndaje
Share.

Komento