Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Goditja nga pandemia/ Ministria e Blendi Klosit ‘mbështet’ me 30 mln lekë subjektet turistike malore

14:51 15/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Pandemia e koronavirusit dhe bllokimi i ekonomisë për disa muaj, dhanë efektet e tyre negative në ekonomi, ku sektori më i goditur ishte pa dyshim ai i turizmit.

Por pavarësisht kësaj, një pjesë e operatorëve turistik në vend, u munduan që të mbijetojnë, falë edhe gjenerimit nga të ardhurat e pakta nga turizmi vendas.

Më të vështirë këtë vit e patën operatorët turistikë të sektorit malor dhe rural, ku mungesa e theksuar e turistëve të huaj dhe atyre që zgjidhnin Shqipërinë për turizmin malor, bëri që shumë operatorë dhe bujtina të shpallnin falimentimin.

Gjatë fazës së tre muajve të verës, kur turizmi në vend gjenerojë pak të ardhura, asnjë masë kontributi konkret ndihme financiare nuk u dha nga ana e qeverisë.

Shumë subjekte private dhe operatorë, ja dolën vetë të mbijetonin, por shumë të tjerë u mbyllën si pasojë e mungesë së klientëve.

Dhe vetëm tani pasi sezoni turistik kaloi dhe dëmet nga pandemia ishin të pallogaritshme, Ministria e Turizmit është kujtuar të çeli disa fonde qesharake për stimulimin e operatorëve të vegjël turistik, veçanërisht të atyre në zonat malore.

Një shumë prej 30 milionë lekësh është vënë në dispozicion të operatorëve turistik, nga Ministria e Turizmit, për të mbështetur produktet e tyre në mbarë vendin, në kuadër të zbutjes së efekteve që ka krijuar pandemia Covid-19.

Sipas thirrjes së shpallur në Qendrën e Botimeve Zyrtare nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, aplikimet janë të hapura deri me 10 tetor 2020.

“Qëllimi kryesor i mbështetjes financiare është të forcojë konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e sektorit të turizmit në Shqipëri, nisur edhe nga situata në të cilën ndodhet industria e turizmit, për shkak të gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga pandemia e Covid-19”,- thuhej në sqarimin që jepej për këtë skemë nga ana e Ministrisë së Turizmit.

Duke pasur parasysh këto objektiva kryesorë, Ministria e Turizmit ka saktësuar se, thirrja e këtij viti është e ndarë në dy tematika.

“Së pari promovimin e destinacioneve turistike e të vlerave të veçanta, të produkteve dhe të atraksioneve turistike.

Nën këtë tematikë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të bashkëfinancojë projekte që do të synojnë:

– Zgjerimin e aktiviteteve dhe të ofertave turistike, duke synuar forcimin apo krijimin e produkteve të reja turistike, që shkojnë për zhvillimin e vendit dhe përfitimet e mundshme për popullsinë lokale të rajoneve të ndryshme.

– Përfshirjen gjithnjë e më shumë në sektorin e turizmit të komuniteteve lokale, studentëve në promovimin përmes produktit.

Së dyti, në krijimin, zhvillimin dhe përmirësimin e produkteve turistike specifike, në përputhje me kërkesën gjithnjë në rritje për paketa inovative, që ofrojnë përvoja të pazakonta me surpriza dhe ide stimuluese, përveç shërbimeve bazë standarde”.

Sipas të dhënave nga ky dokument, për realizimin e projekteve konkurruese turistike, skema e financimit mbulon deri në 50% të kostove të pranuara e të miratuara, nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Projektet për të cilat kërkohet një financim mbi 50% të fondit buxhetor vjetor, të parashikuar në buxhetin e shtetit, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Financimi nga Buxheti i shtetit nuk mund të jepet më tepër se një herë në vit, për të njëjtin subjekt konkurrues.

Ndërkohë shumë operatorë turistik që këtë verë u detyruan të mbajnë mbyllur aktivitet e tyre, sidomos në zonat malore, për shkak të mungesës së prenotimeve dhe klientëve, e konsiderojnë këtë nismë si tepër të vonuar dhe madje qesharake.

Ata ngrenë edhe shqetësimin e burokracive të shumta nga ana e Ministrisë së Turizmit për të përfituar në rast aplikimi nga këto ngande, të cilat në rast përfitimi janë një shumë simbolike ndihme.

/GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Blendi Klosifondoperatorëturizmi

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para

OFL ‘zbarkon’ në Tepelenë dhe Gjirokastër, i dërgon formularin 3 të dënuarve me drogë dhe ish-policit (EMRAT)

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English