Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Goditet grupi kriminal në Shkodër, bie në pranga drejtuesi me rrezikshmëri të lartë shoqërore (Emri)

16:14 07/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Një grup criminal është shkatërruar në Shkodër në kuadër të operacionit të koduar “Alavana”. Në pranga ka rënë drejtuesi i grupit, Luverdo Kola, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në momentin e arrestimit atij i është gjetur edhe një armë zjarri. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 80 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Alavana”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga drejtuesi i grupit kriminal, person me rrezikshmëri shoqërore, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shpallet në kërkim njëri prej pjesëtarëve të grupit kriminal, i shpallur në kërkim, i dënuar me 4 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë momentit të kapjes nga Policia, drejtuesit të grupit kriminal i është gjetur dhe një armë zjarri pistoletë që e mbante me vete.

Po gjatë operacionit, Policia ka sekuestruar edhe 80 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, forcat “Shqiponja” dhe ato Operacionale, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si dhe për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet policore në lidhje me një grup kriminal që kryente organizimin, financimin, kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Xhan, Njësia Administrative Pult, bashkia Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alavana“.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit në kërkim Luverdo Kola, 30 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 23.09.2020, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Më datë 01.09.2020, ky shtetas ka plagosur me armë zjarri shtetasin T. L.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e njërit prej bashkëpunëtorëve, shtetasit Gezim (Gjin) Çakaj 52 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i shpallur në kërkim, pasi me vendimin e datës 24.09.2018 të Gjykatës së Apelit Shkodër është dënuar me 4 vite burgim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në momentin që janë afruar shërbimet policore, duke përfituar nga terreni i pyllëzuar, është larguar.

Në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në vendin e quajtur “Alavana”, fshati Xhan, në banesën e shtetasit Gezim (Gjin) Çakaj. Në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 80 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e pjesëtarëve të tjerë të grupit kriminal, si dhe të personit të shpallur në kërkim.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Do të thoja vetem një gjë për këtë rritjen e çmimeve, se këto s’para i kuptoj mirë. Do t’ju lutesha vetëm një muaj ta provonit dhe jo me rrogë qytetari, me rrogën tuaj të parlamentit nëse do tia dilnit dot deri në fund të muajit

Etiketa: grupi kriminalpolicia arrestimShkoder

Të lidhura

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit
Kryesore

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

Kryetari i KZAZ-së nr. 30 në Tiranë, Remzi Mehmeti, ka folur për mediat lidhur me incidentin që ndodhi mesditën e...

18:53 15/05/2025
Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve
Aktualitet

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

Aksidentet rrugore mbeten një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve dhe invaliditetit në Europë, ku çdo vit humbin jetën mbi 62,000...

18:33 15/05/2025
Para
Vendi përfshihet nga reshje shiu, sinoptikania tregon kur pritet të përmirësohet moti

Vendi përfshihet nga reshje shiu, sinoptikania tregon kur pritet të përmirësohet moti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

18:33 15/05/2025
Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

18:10 15/05/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

Ekzekutohen 6 vendime nga GJKKO/ Kontrolle për krime zgjedhore në 4 qytete

18:02 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.