Skip to content
Kryesore

Goditën me sende të forta 34-vjeçarin, në pranga dy të rinjtë

· 1 min lexim

Dy të rinj kanë goditur me sende të forta një 34-vjeçar në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë.

Si rezultat, janë arrestuar një 19-vjeçar dhe një 17-vjeçar.

I plagosuri, ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve, është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

Policia ka njoftuar se ngjarja është përpjekje për të sqaruar detajet e tjera të konfliktit.