Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjyqtarja preket nga zemra e Redi Mollës, SPAK ndalet te dera e Crowne Plaza dhe shkelja e ligjit del në reklama

14:36 14/11/2025
Reading Time: 3 min lexim

Në Shqipëri ka një drejtësi për njerëzit e zakonshëm dhe një drejtësi për ata që ngrejnë hotele luksoze buzë detit. Rasti i Redi Mollës, ish drejtorit të UKT dhe njërit prej “trurit” të dosjes famëkeqe “5D”, është treguesi i asaj që quhet “drejtësia e re”. Nga njëra anë kemi SPAK që flet për skema korrupsioni, tendera të manipuluar dhe kompani fasadë. Nga ana tjetër kemi një gjykatëse që prekët nga “zemra” e Mollës dhe e nxjerr nga qelia, pikërisht në kohën kur hoteli i tij në Vollgë po përgatitet për hapje me reklamë të sponsorizuar në rrjetet sociale.

Më 10 tetor 2025, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi t’ia zbusë masën e sigurisë Redi Mollës, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Vendimi mban firmën e gjyqtares Iliriana Olldashi dhe argumentohet me “arsye shëndetësore”: Molla paska probleme kardiake dhe po trajtohet prej muajit korrik. Zemra e tij u bë papritur më bindëse se dosja penale që flet për vite të tëra tenderash të fituar nga kompania që ai dyshohet se kontrollonte, ndërsa ishte vetë titullari i autoritetit që jepte ato tendera.

Kush është kjo kompani dhe kjo dosje? Sipas SPAK, Redi Molla dhe Mariglen Qato kanë qenë pronarët e vërtetë të “5D Konstruksion” (ndërkohë që Lali Eri përflitej gjithashtu si pronar), dikur Igor Elektrik, pastaj V.A.S. Konstruksion, të regjistruar në emër të personave të tretë. Pikërisht kjo kompani ka marrë tendera të njëpasnjëshëm nga UKT, Bashkia Tiranë, Tirana Parking dhe institucione të tjera, në periudhën kur Molla ishte drejtor i përgjithshëm i UKT dhe Qato drejtues në të njëjtën ndërmarrje.

Prokuroria flet për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion pasiv në disa raste, mosdeklarim dhe fshehje pasurie. Me pak fjalë, SPAK ka vënë në letër një skemë tipike: pushteti politik dhe administrativ i Tiranës ushqen një kompani private, e cila nga ana e vet kthen tenderat në pasuri për aksionerët e vërtetë.

Ndërkohë që kjo dosje hapet, mbyllet, zgjatet dhe komplikohet në GJKKO, në Durrës u rrit kat pas kati hoteli luksoz. Babai i Redi Mollës, 73 vjeçari Selim Molla, u shpall “investitor strategjik” për një hotel me pesë yje në mes të shëtitores së Vollgës. Kompania e tij “Restur” kishte kapital themeltar vetëm 100 lekë, nuk kishte asnjë histori në turizëm apo hoteleri dhe nuk kishte bilance të dukshme në asnjë sektor tjetër.

Megjithatë, përmes kësaj kompanie, familja Molla bleu 24 për qind të aksioneve të “Mediterranean Investment Group”, që ndërtoi dhe do të menaxhojë Crowne Plaza Durrës, një projekt që kalon vlerën e 20 milionë eurove. Vetëm pak javë para arrestimit nga SPAK, Redi Molla largon babanë nga administrimi i “Restur” dhe vendos vetveten në krye. Hoteli vijon, lejet nuk lëvizin, statusi “strategjik” mbetet i paprekur.

A janë tenderat e 5D në Tiranë burimi i parave që sot materializohen në beton dhe xham buzë Adriatikut? SPAK ka folur për shkelje, për pasuri të padeklaruara, për kompani të maskuara, por nuk kemi parë ende një hetim të qartë pasuror që shkon deri te hoteli i Vollgës, deri te aksionet e “Mediterranean Investment Group”, deri te rruga që kanë bërë paratë nga fondet publike të Tiranës te resorti me pesë yje në Durrës. Prangat u panë. Rruga e milionave është lënë në mjegull.

Ndërkohë, hoteli nuk fshihet. Përkundrazi, del krenar në Instagram me reklamë të sponsorizuar: “A new icon is rising. Follow us for the grand opening. BIG NEWS! The Adriatic skyline is about to get a stunning makeover!”.

Ikona “e re” ngrihet pa asnjë shqetësim moral e ligjor. Mbi rërën e Vollgës ku dikur diskutohej se po shkatërrohej plazhi për t’i bërë vend investitorit strategjik, sot rrotullohen spotet promovuese, jo pyetjet për burimin e fondeve.

Drejtësia e re premtoi se do të shkonte pas “peshqve të mëdhenj”, se do të ndiqte paratë, jo thjesht do të prodhonte konferenca për shtyp. Në rastin e Redi Mollës dhe Crowne Plaza Durrës shohim të kundërtën: peshku noton i qetë në ujërat e Adriatikut, ndërsa rrjeta ngelet e kapur në gurët e procedurave. SPAK ndalet te dera e hotelit, prokurorët mjaftohen me historinë e tenderave, gjyqtarja preket nga zemra e të pandehurit dhe qytetarëve u mbetet të shohin spotet “BIG NEWS” në telefon, duke e ditur se pas atyre dritave fshihen pikërisht paratë që u mungojnë në rrugë, në spitale dhe në shkolla.

Duket se inaugurimi i Crowne Plaza Durrës do të jetë një festë e madhe për pastrimin e parave, e sponsorizuar në rrjetet sociale, me bekimin e drejtësisë.

Etiketa: 5Dcrowne plazaRedi Mollareformaeditorial

Të tjera

Tragjedia në familjen shqiptare në Francë, burri vret gruan dhe më pas veten, lënë pas dy fëmijë
Aktualitet

Tragjedia në familjen shqiptare në Francë, burri vret gruan dhe më pas veten, lënë pas dy fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Brest në Francë, ku të enjten një çift shqiptar u gjet i pajetë...

14:11 14/11/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023
Horoskopi

Horoskopi: 14 nëntor 2025

Dashi Sot ndiheni të vendosur, por yjet ju këshillojnë të mos shtyni me forcë situatat që ende nuk janë gati...

10:28 14/11/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gjyqtarja preket nga zemra e Redi Mollës, SPAK ndalet te dera e Crowne Plaza dhe shkelja e ligjit del në reklama

Gjyqtarja preket nga zemra e Redi Mollës, SPAK ndalet te dera e Crowne Plaza dhe shkelja e ligjit del në reklama

14:36 14/11/2025
Tragjedia në familjen shqiptare në Francë, burri vret gruan dhe më pas veten, lënë pas dy fëmijë

Tragjedia në familjen shqiptare në Francë, burri vret gruan dhe më pas veten, lënë pas dy fëmijë

14:11 14/11/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 14 nëntor 2025

10:28 14/11/2025
“Mirë kamerat nuk punonin, por satelitët Albania 1, Albania 2 ku i kishin sytë?”

“Mirë kamerat nuk punonin, por satelitët Albania 1, Albania 2 ku i kishin sytë?”

15:13 13/11/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.