Prokuroria në Hagë ka paraqitur kërkesën për dënim me 45 vite burg ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Gjatë seancës, prokurorja West theksoi se kërkesa e Prokurorisë nuk lidhet me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së si organizëm, por me përgjegjësinë individuale penale të të pandehurve, duke sqaruar se dënimi i kërkuar është në total 45 vite burgim.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ditën e sotme ka nisur faza përfundimtare e procesit gjyqësor ndaj katër të akuzuarve, e cila përbën një moment vendimtar në këtë çështje.
Deklarimet përmbyllëse të palëve do të zhvillohen nga sot deri më 18 shkurt, përpara se trupi gjykues të marrë çështjen në shqyrtim për vendimin përfundimtar.








