Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjykata pranoi ankimin e Alibeajt, Kaso: E paligjshme, s’përmbush asnjë nga kriteret

17:08 22/04/2022
Reading Time: 3 min lexim

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës për pranimin e ankimit të Alibeajt reagon Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Ivi Kaso i cili e konsideron të paligjshëm pranimin e ankimit të deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj. Në një deklaratë për mediat, Kaso tha se ankimi i Alibeajt nuk i përmbush asnjë nga kriteret që duhet për tu pranuar nga gjyqtarja. Gjithsesi gjykata, sipas Kasos e ka pranuar këtë ankimim në shkelje të ligjit, pasi personi që ka bërë, Alibeaj, nuk është palë.

“Ankimi nuk përmbush asnjë nga kriteret e përcaktuara në mënyrë rigoroze në ligj. Konkretisht personi që ka paraqitur ankimin nuk është palë në proces në kuptim të ligjit (422/a KPrC) dhe as nuk është përfaqësues legjitim i ndonjë pale në procesin e shqyrtimit të kërkesës.Kontrolli mbi legjitmimin që bën Gjykata në këtë rast nuk është substancial por vetëm formal/procedurial, pra verifikon nëse ankohet një palë që formalisht ka qenë në proces apo jo. (vendime te  Gjykatës së Lartë). Po i njëjti standart është mbajtur edhe nga ana e gjyqtares Blerina Muça, kur në vendimin për caktimin e seancës gjyqësore lidhur me kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë për të regjistruar Statutin dhe vendimarrjet e Kuvendit Kombëtar të Korrikut 2021, i është referuar kërkesës së paraqitur nga Komisioni i Rithemelimit me objekt “pushimin e gjykimit” duke mos e marrë në shqyrtim atë dhe duke mos e referuar në vendimin përfundimtar pikërisht si rrjedhojë e mungesës së cilësisë proceduriale.  Për këtë arsye, e njëjta gjykatëa është e detyruar të  mbajë të njëjtin standart, në të njëtin rast konkret duke mos e legjitimuar z.Alibeaj në paraqitjen e ankimit. Gjykata e Tiranës e ka të konsoliduar praktikën për mospranimet e ankimeve nga palë të cilat nuk legjitimohen. Ky standart është tashmë i vendosur nga Gjykata e Tiranës dhe përmendim këtu Vendimin Nr.1041 Regj.Themeltar dt.15/10/2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhënë nga Gjyqtar Ervin Pollozhani i cili ndër të tjera shprehet : “pra nuk ka një vendim të posaçëm nga kjo gjykatë për pranimin ose jo të kërkesave të futjes ose jo të tyre si palë ndërgjyqëse në këtë proces, në mënyrë që më pas, sipas përcaktimeve proceduriale mbi të drejtën e ankmit të parashikuara nga Neni 194/2, të K.Pr.Civile të mund të ushtrohej e drejta e ankimit..”

Çështja e legjitimimit të palës që ankohet (Alibeajt) lidhur me qënien pjesëmarrës më cfarëdo cilësie proceduriale në procesin qe ka konkluduar me vendimin nr. 3 dt. 25.03.2021 është zgjidhur me vendimin Nr.191 Regj.Temeltar dt. 04.02.2022 të gjyqtar Arben Kostandini, i cili rrëzon kërkesën e po kësaj pale për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri, pasi këta të fundit nuk janë palë në proces dhe për pasojë nuk legjitimohen. Ky vendim përjashtimi nuk është ankimuar, për rrjedhojë është i formës së prerë dhe vetë ankuesi e ka pranuar duke mos e ankimuar. (Vendimi bashkëlidhur). Nënshkruesi i ankimit, Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të përfaqësuar Partine Demokratike sepse nuk mban zyrtarisht asnjë funksion në Parti. Nuk është Kryetar i Komanduar- Duhet të kishte një vendim të Këshillit Kombëtar të PDSH që ta komandonte si të tillë dhe nuk ka, pasi Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur kurrë për këtë qëllim.(neni 46 i statutit PDSH). Nuk është nënkryetar Partie- vetë në ankim ngre pretendimin se vendimi i gjyqtare Blerina Muça, për regjistrimin e Kuvendit të 17 korrikut 2021, i cili zgjodhi Këshillin Kombëtar që zgjodhi Alibejan nënkryetar, nuk ka marrë formë të prerë dhe nuk ka prodhuar ende asnjë pasojë juridike. (neni 46 i statutit PDSH). Autorizimi Lulzim Bashës i datës 21.09.2021, me anë të së cilit i jep tagra përfaqësimi Enkelejd Alibeajt, në momentin e paraqitjes së ankimit e ka humbur fuqinë e tij ligjore, pasi në atë moment Lulzim Basha, që prej datës 21.03.2022 kur dha dorëheqjen, nuk është më kryetar i PDSH,”– tha Kaso ndër të tjera.

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Covid-19 në vend, ja bilanci i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit

Covid-19 në vend, ja bilanci i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.