Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjykata liron indianin e arrestuar në Shqipëri për skemën e mashtrimit

15:17 04/05/2019
Reading Time: 2 min lexim

Gjykata ndryshoi masën e sigurisë për 59-vjeçarin Hitesh Patel, njëri nga tre indianët e arrestuar në Shqipëri dhe që kërkohet në vendin e tij për një skemë mashtrimi përmes të cilat janë përvetësuar 725 milionë dollarë.

Hitesh Patel, indiani i arrestuar në Shqipëri për skemën e mashtrimit në vendin e tij la qelinë pas 40 ditëve të qëndrimit në paraburgim.

Zbutja e masës së sigurisë për 59-vjeçarin që dyshohet të ketë pastruar gjithashtu para, erdhi në përfundim të masës me afat 40 ditor të shpallur nga Gjykata e Tiranës.

Hitesh Patel, i cili është kunati i Nitin Sandesares ka lënë ambientet e paraburgimit dhe gjenden ne arrest shtëpie në Tiranë ku edhe ruhet nga forcat e policisë.

Në pritje të dosjes së tij nga India, gjykata e ka dërguar ne arrest shtëpiak derisa të mbërrijë fashikulli. Por për këtë shtetas pritet të ketë vështirësi për ekstradimin e tij dhe dorëzimin autoriteteve indianë përsa kohë Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Indinë.

E ndërsa dy vellezërit indian Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara u larguan nga Shqipëria në muajin mars, kunati i tyre u arrestua. Në të njëjtën ditë që indiani, Patel, i akuzuar për pastrim parash u arrestua në Rinas në tentativë për t’u arratisur, bashkë me të kanë qenë edhe kunetërit e tij, vëllezërit Sandesara, të cilët kanë fluturuar me charter nga Tirana në Dubai pa asnjë problem ligjor. Burime për Shqiptarja.com thanë se nuk ka pasur asnjë urdhër arresti ndërkombëtar për ndalimin e tyre. Pas lajmeve se ishte i kërkuar për mashtrim, Ministria e Punëve të Jashtme ndërpreu mandatin si konsull nderi të Republikës së Shqipërisë të Nitin Sandesara në Nigeri.

Spas burimve të “shqiptarja.com” dy vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara, që morën shtetësinë shqiptare vitin e kaluar dhe që u përfolën në media, se ishin persona të kërkuar për mashtrim reaguan përmes kompanisë së tyre në Tiranë që ka investuar në sektorin e shërbimeve dhe ndërtimit. Kompania thotë se grupi Sandesara ka një prani të madhe të biznesit në mbi 75 vende në botë. Në njoftim theksohej se në 2017 janë hetuar në Indi për mashtrim dhe pastrim parash, por kjo sipas tyre ka ndodhur për qëllime politike, ndërsa shtojnë se sipas tyre asgjë nuk është provuar dhe gjithcka është dashakeqe.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: indianëtlirohet nga burgumashtrimitskema

Të tjera

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion
Aktualitet

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 9 protestues që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, pas...

16:24 21/06/2026
Para

Kukafshehti me Castro-n: Ku është zhdukur drejtori i Rinasit pas grabitjes së milionave?

Lajmet e fundit

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English