Gjykata Kushtetuese zbaton vendimin e KPA, heq nga faqja online Besnik Muçin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Kushtetuese ka hequr nga faqja online emrin e Besnik Muçit.

Ky i fundit u shkarkua një ditë më parë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Muçi iu drejtua më herë Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për të verifikuar mandatin e tij.

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda nuk njohu vendimin e KPA dhe ishte i bindur që vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta shkarkonte.

Gjithashtu Muçi zhvilloi një takim me presidentin Ilir Meta, ku ky i fundit i kërkoi, që të rishikonte edhe njëherë vendimin e tij, për largimin nga Kushtetuesja.

Besnik Muçi u shkarkua pas problemeve me pastërtinë e figurës dhe me pasurinë.

Bazuar në ligj, Muçi përjashtohet për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Tashmë anëtarët e vetëm të Gjykatës Kushtetuese janë Fiona Papajorgji, Elsa Toska, Vitore Tusha dhe Marsida Xhaferllari.

Shpërndaje
Share.

Komento