Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjykata Evropiane e Drejtësisë rrëzon ligjin gjerman për ruajtjen e të dhënave

17:51 21/09/2022
Reading Time: 2 min lexim

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) në Luksemburg konstatoi se ofruesit e shërbimeve të internetit dhe telefonisë nuk duhet t’i ruajnë pa shkak të dhënat e komunikimit të qytetarëve. Kush mban informacione kaq të ndjeshme për qytetarët mund të krijojë ide për zakonet dhe personalitetin e secilit dhe të mësojë shumë për jetën private. Ky cenim i privatësisë nuk është në përputhje me ligjin evropian, thuhet në një vendim të GJED-së, të publikuar të martën, 20.09.2022 në Luksemburg.

Sipas vendimit del në pah se ligji gjerman i komunikacionit cenon privatësinë e qytetarëve. Sipas ligjit, operatorët e internetit dhe telefonisë duhet t’i ruajnë për katër deri në dhjetë javë informacione të tilla se kush, kur, ku dhe me kë ka folur në telefon, ose prej cilës adresë IP ka hyrë në internet.

Prej vitit 2015 kur ka hyrë ligji në fuqi, ekziston një betejë gjyqësore e  operatorëve të telefonisë e internetit me shtetin gjerman. Për këtë arsye, prej vitit 2017 ligji nuk praktikohej. Kompania kryesore gjermane e telekomunikacionit, Deutsche Telekom, dhe ofruesi i shërbimit të internetit, SpaceNet AG, ishin ankuar sërish në Gjykatën Federale Administrative, e cila iu drejtua GJED-së.

Kërkohet ligj i ri  

Politika tani duhet të vendosë një ligj të ri për ruajtjen e të dhënave. Nga reagimet e para të ministrave të koalicionit tripartiak të qendrës së majtë, doli në pah se nuk ekziston ende një qëndrim i harmonizuar. Ministri liberal i Drejtësisë, Marco Buschmann, ( FDP) e përshëndeti vendimin. Në një mesazh publikuar në rrjetin social Twitter, ai tha të martën se është “një ditë e mirë për të drejtat e qytetarëve” dhe  se ky vendim hap rrugën për rregulloren e re. “Ruajtja e të dhënave pa shkak është e paligjshme në Gjermani. Tani do të heqim me shpejtësi dhe përfundimisht mbajtjen e pajustifikuar të të dhënave nga ligji,” shkroi Buschmann. Buschmann favorizon atë që quhet “ngrirje të menjëhershme të të dhënave”. Kjo bëhet për të parandaluar krime të rënda, si sulme terroriste ose dhunën seksuale ndaj të miturve dhe përhapjen e pornografisë me fëmijë.

Nancy Faser, ministrja socialdemokrate e Punëve të Brendshme: Do t’i shfrytëzojmë të gjitha hapësirat
Ndërsa ministrja gjermane e punëve të brendshme, Nancy Faeser, nga Partia Socialdemokrate, u shpreh për të shfrytëzuar hapësirat që lejon vendimi i ri: “GJED e përcaktoi shumë qartë se cilat të dhëna duhen të ruhen për mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe për luftimin e kriminalitetit të rëndë. Dhe ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha hapësirat e mundshme”, tha Faeser para gazetarëve në Berlin.

Po të martën, GJED mori një vendim të ngjashëm edhe për Francën. Shtetet anëtare të BE-së kanë argumentuar vazhdimisht në GJED se hetuesit kanë nevojë për akses në të dhënat e komunikimit. Megjithatë, në vitin 2020, gjykata me qendër në Luksemburg vendosi se ruajtja e të dhënave të komunikimit të qytetarëve, edhe nëse nuk ruhet përmbajtja e komunikimit, është përgjithësisht e paligjshme./DW

Të lidhura

Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-efektivit
Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-efektivit

Gjykata e Lartë konfirmoi dënimin me 18 vite burg për ish-policin e “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj, i cili në dhjetor të...

17:07 03/07/2025
Goditet sërish organizata e Suel Çelës, SPAK u sekuestron 4 mln euro pasuri në Itali
Aktualitet

Goditet sërish organizata e Suel Çelës, SPAK u sekuestron 4 mln euro pasuri në Itali

SPAK, në bashkëpunim me autoritetet italiane, ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 4 milionë euro që i përkisnin një organizate...

14:05 03/07/2025
Para
Humbi jetën se ra nga ura në Britani, zbulohen detaje nga hetimet

Humbi jetën se ra nga ura në Britani, zbulohen detaje nga hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-efektivit

Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-efektivit

17:07 03/07/2025
Goditet sërish organizata e Suel Çelës, SPAK u sekuestron 4 mln euro pasuri në Itali

Goditet sërish organizata e Suel Çelës, SPAK u sekuestron 4 mln euro pasuri në Itali

14:05 03/07/2025
Shiti kompaninë 2.2 milionëshe, për 75 lekë, Eduard Meta: Doja ta ‘hiqja’ që të hapja një palestër

Shiti kompaninë 2.2 milionëshe, për 75 lekë, Eduard Meta: Doja ta ‘hiqja’ që të hapja një palestër

13:43 03/07/2025
Të paktën 82 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

Të paktën 82 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

13:17 03/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.