Gjykata e Shkodrës liron nga burgu Behar Bajrin, pjesë e një grupi të strukturar kriminal

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Behar Bajri, pjesë e grupit kriminal “Bajri” ka lënë qelinë e burgut. Gjykata e Shkodrës në seancën e sotme ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”, ndërsa veta Bajri nuk ka qenë  i pranishëm në seancë.

SPAK fillimisht shpalli moskopetencën për dosjen e grupit ‘Bajri’ duke bërë që të bien akuzat për grup i strukturuar kriminal dhe çështja kaloi në gjykatën e Shkodrës. Para një muaji prokurori kërkoi pushimin për dy akuza të vrasjeve dhe gjykata e pranoi. Vepra e vetme penale që i mbeti është ajo e shtrëngimit të pasurisë për të cilën u kërkua një muaj shtyrje e afatit. Pas këtij afati që përfundoi gjykata vendosi që të ndryshoje masën e sigurisë.

Behar Bajri, u akuzua nga prokuroria për “Vrasjen me paramendim” në dëm të bashkëjetueses së tij Fabiola Hyseni. Kjo ngjarje ka ndodhur në 29 qershor 2002, kur 15-vjeçarja është raportuar si e vetëvrarë me tre plumba në shtëpinë e Bajrit. Behar Bajri, i arrestuari kryesor për këtë ngjarje dhe i dyshuari nga prokuroria si personi autor për këtë vrasje, ka mohuar në mënyrë kategorike se e ka kryer këtë krim. Ndërkohë në dosje, prokuroria thotë se me të njëjtën pistoletë tip “TT” që është qëlluar 15-vjeçaria Fabjola Hyseni në vitin 2002, është qëlluar në 7 shkurt 2001 Arben Tuzi, ngjarje kjo e ndodhur në rrugën “Qemal Stafa” në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur dhe Lulzim Molla.

Shpërndaje
Share.

Komento