Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjykata e Sarandës kthen për hetim dosjen ndaj Saimir Kushovës

20:48 15/04/2025
Reading Time: 2 min lexim
Gjykata e Sarandës kthen për hetim dosjen ndaj Saimir Kushovës

Gjykata e Sarandës ka urdhëruar kthimin për hetime të mëtejshme të dosjes penale ndaj Saimir Kushovës, pronarit të “Spiranca Diving Center”, i akuzuar për shkelje të rregullave të sigurisë në punë që çuan në vdekjen e turistes britanike Rebecca Gannon. Lajmi u konfirmua nga gazetarja Shpresa Dine.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2022 gjatë një zhytjeje turistike në Sarandë. Çështja u trajtua edhe në emisionin “Në shënjestër” të gazetares Klodiana Lala, ku u evidentuan mungesat dhe pasaktësitë në hetimin fillestar të rastit.

Vendimi i fundit i gjykatës i kërkon prokurorisë të thellojë hetimet mbi përgjegjësinë e Kushovës, për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes së 29-vjeçares britanike.

Ndërkohë, babai i viktimës, George Gannon, vijon përpjekjet për të kërkuar drejtësi. Në një intervistë për “Daily Mail”, ai ka denoncuar mungesën e reagimit serioz nga autoritetet shqiptare dhe ka zbuluar se pronari i qendrës së zhytjes është dënuar më vonë me 15 vite burg në Norvegji për trafik droge.

“Kam kaluar pothuajse tre vjet në Shqipëri duke kërkuar drejtësi. Ka qenë e vështirë. Kam kaluar kohë larg familjes, por gjithçka që doja ishte që ky njeri të përballej me mua në gjykatë dhe tani ai është burgosur në Norvegji. Ky burrë është përgjegjës për vdekjen e vajzës sime dhe ai duhet të dalë në gjyq,” deklaroi Gannon.

Sipas tij, autoritetet u njoftuan vonë për faktin se Kushova ishte arratisur nga Shqipëria pak kohë pas vdekjes së Rebeccës dhe më pas ishte arrestuar në Norvegji rreth gjashtë muaj më vonë, ku më pas u dënua për kontrabandë droge.

“Ndihet sikur ai po i shpëton drejtësisë, por unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për të,” shton babai.

Hetimet e mëparshme në Shqipëri kishin çuar në vendimin që Kushova të hetohej në gjendje të lirë me një garanci pasurore prej 1.5 milion lekësh të reja. Ndër shkeljet e evidentuara ishte edhe punësimi i paligjshëm i instruktores së zhytjes, Greta Brozi, si dhe mungesa e kushteve teknike të nevojshme për aktivitetin nënujore.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
“Uria” italiane për pyjet shqiptare/ Nga tenderat abuzivë, tek raportet shqetësuese

“Uria” italiane për pyjet shqiptare/ Nga tenderat abuzivë, tek raportet shqetësuese

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English