Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjykata e Lartë ‘ia mbledh’ SPAK-ut, kërkon mbrojtjen e gazetarëve

15:58 24/12/2021
Reading Time: 3 min lexim

 

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka njoftuar se në datën 23.12.2021, ka shqyrtuar të gjithë çështjen penale Nr. 61002-00692-00-2021 i Regj.Themeltar. E ndonëse gazetarët janë gjatë gjithë kohës në sulm dhe kritikohen nga qeveria, madje dhe censurohen, Gjykata e Lartë më në fund u ka dalë në mbrojtje gazetarëve.

Më konkretisht në këtë çështje, më palë kërkuese është Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, teksa Gjykata e Lartë ‘ia ka mbledhur\ SPAK-ut dhe ka kërkuar që të mos cënohet marrëdhënia e gazetarëve me burimin e informacionit, duke shmangur zbulimin e këtij burimi kur vërtetësia e të dhënave ka mënyrë tjetër për tu verifikuar.

Pas gjykimit, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë analizoi çështjen në tërësi, për njësimin e praktikës gjyqësore. Për rastin, ekziston neni 438 i Kodit të Procedurës Penale.

Konkretisht ky nen citon:

Në bazë të nenit 438 të Kodit të Procedurës Penale, në lidhje me pyetjen e parë të shtruar për njësimin e praktikës gjyqësore: Cili është momenti i ushtrimit të së drejtës së ankimit ndaj vendimit të Gjykatës për Hetime Paraprake për vendosjen, në vijim të kërkesës së prokurorit, të sekuestros provuese, sipas parashikimeve të nenit 212 të Kodit të Procedurës Penale dhe cila është gjykata kompetente për shqyrtimin e ankimit?, të mbahet ky qëndrim:

E drejta e ankimit ndaj vendimit që ka disponuar sekuestrimin e sendeve lind në momentin që të interesuarit i dorëzohet kopja e vendimi të arsyetuar (nga prokurori ose gjykata).

Gjykata kompetente për shqyrtimin e këtij ankimi, në rastet kur sekuestrimi është urdhëruar nga prokurori, është Gjykata e Shkallës së Parë (Gjyqtari për Hetime Paraprake), në përputhje me parashikimet e pikës 1, të nenit 212 të Kodit të Procedurës Penale. Afati për paraqitjen e ankimit është 10 ditë (duke pasur në vëmendje natyrën e disponimit, që lidhet me sekuestron provuese, referimi për afatin e ankimit bëhet në nenet 276/2 ose 301/2 i KPP).

Në rastet kur sekuestrimi është disponuar nga gjykata, në vijim të kërkesës së prokurorit, Gjykata kompetente për shqyrtimin e ankimit, është Gjykata e Apelit, në përputhje me parashikimet e pikës 2, të nenit 212 të Kodit të Procedurës Penale.
Në lidhje me pyetjen e dytë të shtruar për njësimin e praktikës gjyqësore: Cilat janë kriteret nga të cilat duhet të niset gjykata për të lejuar sekuestrimin e të dhënave, ose sistemeve kompjuterike?, të mbahet ky qëndrim:

Së pari, duhet të ekzistojnë kushtet e përgjithshme sipas nenit 208 KPP: Kjo do të thotë se sekuestrimi edhe në rastin e të dhënave kompjuterike, vendoset për provat materiale (kuptimi i të cilave jepet në nenin 187 të KPP) dhe për sendet që lidhen me veprën penale.

Së dyti, Gjykata duhet të argumentojë se cila është vepra penale që në mënyrë të arsyeshme dyshohet se është kryer.

Së treti, Gjykata duhet të arsyetojë përse sekuestrimi i të dhënave ose sistemeve kompjuterike është i domosdoshëm për zgjidhjen e çështjes.

Së katërti, Gjykata duhet të përcaktojë ose të argumentojë se, cilat janë të dhënat ose sistemet kompjuterike që do t’i nënshtrohen sekuestrimit dhe çfarë synohet të provohet nëpërmjet vendosjes së sekuestros mbi të dhënat apo sistemet kompjuterike.

Së pesti, Gjykata duhet të përcaktojë dhe të arsyetojë në vendim, modalitetet për sekuestrimin e të dhënave ose sistemeve kompjuterike.

Së gjashti, përveçse sa më sipër, specifikisht lidhur me sekuestrimin e të dhënave ose sistemeve kompjuterike ndaj gazetarëve profesionistë, Gjykata duhet të lejojë sekuestrimin, pasi të jetë shteruar kërkimi në të gjitha burimet e tjera të mundshme të të dhënave, duke patur parasysh paragrafin 3 të nenit 159 të KPP.

Gjykata duhet të tregojë kujdes për mos cenim të marrëdhënies së gazetarit me burimin e informacionit, duke shmangur zbulimin e këtij burimi kur vërtetësia e të dhënave mund të verifikohet në një mënyrë tjetër.

Etiketa: gazetaregjykata e larteSPAK

Të lidhura

Ja ndarja e mandateve në Parlament me votat e numëruara deri tani
Aktualitet

Mbyllet numërimi në Qarkun e Vlorës, kush parti kryeson

Numërimi i votave në të gjithë Qarkun e Vlorës ka përfunduar. Nga 449 qendrat e votimit, Partia Socialiste ka siguruar...

10:45 13/05/2025
Përfundon numërimi në Qarkun e Beratit, rezultati
Aktualitet

Përfundon numërimi në Qarkun e Beratit, rezultati

Procesi i numërimit të votave në Qarkun e Beratit ka përfunduar, me Partinë Socialiste që ka siguruar 36,863 vota, ose...

10:39 13/05/2025
Para
Përfitoi miliona euro nga inceneratorët, ‘kurbani’ i Ramës: S’jam i rrezikshëm

Përfitoi miliona euro nga inceneratorët, 'kurbani' i Ramës: S'jam i rrezikshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dështon tentativa e 11 për konstituimin e Parlamentit të Kosovës

Ngërç politik! Dështon për herë të 15-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit!

11:01 13/05/2025
Ja ndarja e mandateve në Parlament me votat e numëruara deri tani

Mbyllet numërimi në Qarkun e Vlorës, kush parti kryeson

10:45 13/05/2025
Përfundon numërimi në Qarkun e Beratit, rezultati

Përfundon numërimi në Qarkun e Beratit, rezultati

10:39 13/05/2025
Iu zhvatën 7 mln euro shtetasve gjermanë, SPAK jep pretencën për 13 të akuzuarit

Korrupsion gjatë zgjedhjeve, SPAK nis hetimet për një grup personash në Kukës

10:24 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.