Seanca e sotme plenare është zhvilluar në një klimë tensioni.
Pas fjalës së deputetit të LSI, Ralf Gjoni, zv.kryeministri, Erion Braçe iu drejtua foltores.
Ai kërkoi shpjegim nga Gjoni, për akuzat që i bëri pak më parë, duke e pyetur se çfarë i ka vjedhur.
Më pas Braçe u largua dhe fjalën e mori ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi.
Në këtë moment, Gjoni kërkoi të drejtën e fjalës për të replikuar, por nuk iu dha.
Si pasojë e refuzimit ai vrapoi drejt e tek foltorja për t’i kthyer përgjigjë Braçes, por mikrofoni iu mbyll dhe ajo që tha nuk u dëgjua.
Foltorja u rrethua menjëherë nga truprojat, ndërsa Shalsi qëndronte në këmbë.
Duke parë situatën e krijuar, kryesuesja e seancës, Vasilika Hysi, vendosi të ndërpresë seancën për disa minuta.