Skip to content
Politikë

Gjokutaj: Puç Kushtetues për Xhaçkën

· 1 min lexim

Avokati Genc Gjokutaj ka kritikuar ashpër mazhorancën lidhur me raportin e Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës, duke e cilësuar si një puç kushtetues.

Ai theksoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë detyruese dhe çdo votim kundër tyre përbën shkelje ligjore.

“Të kundërshtosh Gjykatën Kushtetuese, jo vetëm që e bën atë jofunksionale, por përbën vepër penale. Deputetët që votojnë kundër vendimeve të saj duhet të procedohen,” tha ai.

Gjokutaj akuzoi mazhorancën për lojë politike, duke shtuar se Komisioni i Venecias është përdorur për të zvarritur çështjen.

Sipas tij, Partia Socialiste nuk e priste që Venecia do të jepte një përgjigje kaq shpejt.

“Rama përdor këtë strategji prej 13 vitesh, duke e shtyrë zgjidhjen e çështjeve deri në momentin që i intereson politikisht,” përfundoi Gjokutaj.