Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

GJKKO shqyrton sot masat për Veliajn, bashkëshorten dhe 6 biznesmenët

08:10 12/02/2025
Reading Time: 2 min lexim
GJKKO shqyrton sot masat për Veliajn, bashkëshorten dhe 6 biznesmenët

Sot, në orën 08:30, në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të mbahet seanca për rivlerësimin e masave të sigurisë për tetë të pandehurit e dosjes së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ndaj tij dhe biznesmenit Elman Abule është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa në gjykatë do të jenë të pranishëm edhe pesë biznesmenë të tjerë të dyshuar për bashkëpunim në veprimtarinë korruptive të Veliajt.

Në seancë do të paraqitet edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ndërkohë, hetimet për këtë çështje kanë përfshirë edhe deputeten e Partisë Socialiste dhe kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila po hetohet për një akuzë të veçantë.

Sipas njoftimit të SPAK, procedimi penal për këtë çështje përfshin disa vepra penale, përfshirë:

  1. Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë (kryer në bashkëpunim në 9 raste);
  2. Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë;
  3. Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;
  4. Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë;
  5.  Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore;
  6. Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Gjykata e Posaçme, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme më 24 janar 2025, vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për Erion Veliajn, duke e konsideruar atë si të dyshuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash nëpërmjet fondeve publike të administruara nga Bashkia e Tiranës.

Po ashtu, për Ajola Xoxën është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për të njëjtat akuza.

Sipas SPAK, hetimet kanë zbuluar se Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë krijuar dhe vënë në funksionim një skemë të qëllimshme për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike, duke i kamufluar veprimet e tyre.

Bazuar në provat e mbledhura, në të paktën 10 raste dyshohet se janë kryer veprime korruptive nga Veliaj, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: ArjolaGJKKOVeliaj

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Morën në postë pakon me drogë të ardhur nga SHBA, arrestohen dy të mitur

Policia aksion në Peqin/ Kontrolle dhe shoqërime gjatë natës

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English