“Gjithçka e kemi nga Anton Martini”, Safet e Behar Bajri akuzojnë prokurorin nga salla e gjyqit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej orës 11:00 në Gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohet seanca ndaj grupit të sktrukturuar “Bajri”.

Dy prej të akuzuarve, Behar dhe Safet Bajri, kanë akuzuar prokurorin Anton Martini, se ka sajuar akuza të pavërteta ndaj tyre.

“Jane akuza të sajuara, mos na mbani pa të drejtë. Duan të na mbajnë në burg me çdo kusht, gjithçka e kemi nga Anton Martini”, janë shprehur në seancë Safet dhe Behar Bajri.

Ditën e djeshme u pushua masa e sigurisë e vitit 2018 për grupin “Bajri”, pasi i mbaronte afati i paraburgimit.

Me provat e reja të gjetura nga policia, mbi ta pritet të ngrihen akuza të reja dhe pritet të qëndrojnë sërish prapa hekurave.

Akuzat që rëndojnë mbi grupin Bajri janë:

Behar Brajoviq (Bajri), akuza; ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Safet Rustemi, akuza; shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ilir Rustemi, akuza; shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Asmer Bilali, akuza; prodhim dhe shitje e narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ismet Idrizi, akuza; shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Jorida Murati, akuza; vjedhje duke shpërdoruar detyrën, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Me masë “Arrest shtëpie”

Senad Halluni, shef shërbimesh te materniteti pranë Spitalit Rajonal në Shkodër. Akuza; shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim.

Florine Hoxha, kryeinfermiere pranë repartit obstetrik në maternitet Shkodër. Akuza; shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim.

Mira Nikaj, përgjegjëse finance në Spitalin Rajonal Shkodër. Akuza; shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim.

Në kërkim

Sirjan Alija akuza; ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrajnë funksione publike, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Shpërndaje
Share.

Komento