Gjendja e tyre do të përkeqësohet, kush janë dy qarqet shqiptare në mesin e më të varfërave të Ballkanit?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qarku i Elbasanit dhe Kukësit janë në mesin e rajoneve më të varfëra në Ballkan dhe në Shqipëri.

Sipas një vlerësimi të Bankës Botërore, varfëria në këto qarqe, do të thellohet edhe më tej.

Të ardhurat në këto qarqe janë poshtë mesatares kombëtare dhe pritet që të përkeqësohen edhe më tej, shkruan “Monitor”.

Përsa i përket vendeve të Ballkanit, Kroacia, e cila është edhe anëtare e BE-së, ka nivelin më të lartë të të ardhurave, sipas rajoneve.

Ndërsa të ardhurat në shumicën e rajoneve në Ballkan po rriten në nivel të njëjtë me ato kombëtare, në rajonet e varfëra ky raport është në përpjestim të zhdrejtë.

Ndërkohë disa rajone në Ballkan i kanë të ardhurat për frymë në nivele të larta me mesataren kombëtare, por po rriten me ritme të ulëta.

Në mesin e këtyre rajoneve renditet edhe qarku i Vlorës.

Shpërndaje
Share.

Komento