Skip to content
Kryesore

Gjendet pa shenja jete një i moshuar në Korçë

· 1 min lexim

Një i moshuar është gjetur i pajetë në rrugë në lagjen nr. 9 të qytetit të Korçës.

Nga hetimet paraprake dhe këqyrja e trupit rezulton se viktima nuk ka pasur shenja dhune.

Burimet policore bëjnë me dije se dyshohet se i moshuari mund të jetë rrëzuar aksidentalisht.

Aktualisht, trupi ndodhet në morgun e qytetit, ku po kryhen procedurat e nevojshme dhe ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.