Skip to content
Kryesore

Gjendet pa shenja jete 26-vjeçarja në Durrës

· 1 min lexim

Një 26-vjeçare me shtetësi ruse, e cila qëndronte në një banesë me qira ditore të një shtetaseje çeke në Durrës, është gjetur pa shenja jetë në dhomën e saj.

Paraprakisht, policia dyshon për vetëvrasje, pasi trupi i saj është zbuluar pranë derës së dhomës së gjumit.

Megjithatë, hetimet e mëtejshme dhe ekspertiza mjekoligjore pritet të zbardhin rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Njoftimi i policisë (paraprak)

Më datë 29.11.2024, në lagjen nr. 13, në një banesë që jepet me qira ditore, në pronësi të shtetases M. K., (shtetase çeke) është gjetur, dyshohet e vetëvarur në derën e dhomës së gjumit, shtetasja ruse A. A., 26 vjeçe.

26-vjeçarja e kishte marrë banesën me qira ditore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes