Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme, në qytetin e Vlorës.
Trupi është gjetur në breg të detit dhe kanë qënë dallgët ato që e kanë nxjerr trupin e pajetë në Zvërnec, të Vlorës. Nuk dihet ende identiteti i viktimës i cili është pikasur nga disa peshkatarë të zonës.
Trupi i pajetë po transportohet drejt morgut të qytetit dhe priten detaje të reja pas ekspertizës mjeko-ligjore. Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vend të ngjarjes për të zbardhur më shumë rrethanat.