Një trup i pajetë është gjetur në banesën e një personi rreth të 80-ve, në katin e 8-të të një pallati në lagjen 8 Shkurti, në Fier.
Komshinjtë e tij njoftuan policinë pasi i moshuari, i cili jetonte i vetëm, kishte humbur kontaktet me familjarët.
Menjëherë pas alarmit, në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu dhe shërbimi zjarrfikës.
I moshuari është gjetur pa shenja jete, dhe sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.