Një person është gjetur i pajetë në Durrës.
Mësohet se viktima është i seksit mashkull.
Ai u gjet brenda banesës së tij në lagjen 16 të qytetit.
Pranë viktimës kishte edhe njolla gjaku, shkruan ‘Balkanweb’.
Kjo ka shtuar dyshimet se mund të bëhet fjalë për vrasje.
Trupi i pajetë është dërguar drejt morgut për ekspertizë.
Ndërkohë identiteti dhe mosha e viktimës nuk dihen ende.
Policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.