Skip to content
Kronikë

Gjendet një kufomë e dekompozuar në Shijak, çfarë dyshon policia

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Shijaku. Në një parcelë është gjetur një kufomë e dekompozuar mbrëmjen e sotme. “Më datë 30.08.2021, rreth orës 21:45, në Gjepalaj, Shijak, në një parcelë toke, është gjetur një kufomë pjesërisht e dekompozuar, e gjinisë mashkullore, (dyshohet endacak).”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Ngjarja e rëndë është raportuar ditën e sotme rreth orës 21:45, të mbrëmjes. Kufoma është pjesërisht e dekompozuar, e gjinisë mashkullore dhe dyshimet e para sipas informacioneve zyrtare janë se mund të jetë endacak.

Gjithashtu bëhet me dije se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri.

Po ashtu njoftohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimori cili po udhëhiqet nga  Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, i cili po vijon punën për identifikimin dhe përcaktimin e humbjes së jetës.

Njoftimi i plotë i Policisë së Durrësit

Shijak/Informacion paraprak

Më datë 30.08.2021, rreth orës 21:45, në Gjepalaj, Shijak, në një parcelë toke, është gjetur një kufomë pjesërisht e dekompozuar, e gjinisë mashkullore, (dyshohet endacak).

 

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për identifikimin dhe përcaktimin e humbjes së jetës.