Skip to content
Të Gjitha

Gjendet i pajetë poshtë urës, zbardhet identiteti i viktimës nga Shënkolli i Lezhës

· 1 min lexim

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm. Mësohet se shtetasi Luigj Gjeloshi u gjet i pajetë në lumë, pranë një ure në fshatin Skuraj të Kurbinit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, pasi policia ende nuk ka dhënë një deklaratë. Mësohet se shtetasi që u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm është nga Shënkolli i Lezhës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, ndërkohë që priten ekzaminimet mjekoligjore për të dhëna të tjera rreth shkakut.