Gjendet i pajetë një 60-vjeçar brenda një banese në qytetin e Pogradecit.
Mësohet se 60-vjeçari u gjet i pajetë nga pronari i banesës që kishte marrë me qira për pushime në këtë qytet.Sipas të dhënave paraprake personi nuk ka asnjë shenjë dhune.Ndërkohë pritet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.