Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjekmarkaj për tensionet në mbledhjen e Kryesisë së PD: U tregua fytyra e vërtetë e Bashës

21:21 07/06/2023
Reading Time: 2 min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, një intervistë në Panorama TV ka deklaruar se portreti i vërtetë i Lulzim Bashës përfaqësohet nga ata që kërcënuan gazetarët dhe deputetët, dhe jo ai që kemi parë në gjithë këto vite duke qeshur.

“Më duket vërtetë një gjë shumë e trishtë. Më ngjan sikur kuvendi i Kosovës në vitin 1990 që votonte për heqjen e autonomisë dhe jashtë ishte e rrethuar me trupat serbe. Si ka mundësi pas 32 vitesh demokraci politika të degjenerojë në të tilla skena.

E them në një habi të plotë sepse nuk e mendoja kurrë se mund të shkohej deri aty që të fyheshin deputetët dhe gazetarët nga mbështetësit e atij që pretendon të sjellë politikën e re. Është modeli i diçkaje që duhet ta lëmë pas. Ky është portreti i vërtetë i Lulzim Bashës të cilin ne e kemi mbështetur. Është koha t’i kërkojmë falje shqiptarëve për çdo fjalë të mirë që kemi thënë për të. Unë ende e kam të vështirë të besoj që kemi arritur në këtë pikë.

Dhamë një shfaqje të turpshme. Kjo qenka fytyra e vërtetë e zotit Basha, jo ajo që qesh. Por rrethohet nga halabakë. Dhe tani i përdor si kamxhikë ndaj deputetëve dhe njerëzve që mendojnë ndryshe. Vendimi i asaj kryesie është nul. Nuk vlen asgjë. Vendimet e saj nuk kanë ndonjë vlerë shumë të madhe. Unë jam i distancuar nga dy grupet e Partisë Demokratike. Por ky grup i vulës mund të bënte një shërbim që të pengonte”, u shpreh ai.

Megjithatë ai theksi se Berisha dhe Basha nuk mund ta bashkojnë PD-në, pavarëshyt se ish kryeministri është i fuqishëm edhe mund të konsiderohet një makinë elektorale që mbledh shumë vota pas vetes, por jo mjaftueshëm sa për të sjellë PD në pushtet.

“PD ka nevojë për një reflektim dhe zëra të arsyeshëm me vullnetin që të krijohen kushte për ta çuar partinë drejt një kongresin pajtimi. Unë e kam këtë bindje që qoftë Berisha apo Basha nuk janë më ata që e bashkojnë PD. Pavarësisht se Berisha është i fuqishëm edhe është një makinë elektorale. Ka shumë vota nga pas por jo mjaftueshëm për të çuar PD drejt fitores. Në qoftë se këta dy emra nuk mbesin te e kaluara do jetë vetë PD që do të jetë një kujtim i të kaluarës.

Do kemi një grup mesatar të drejtuar nga Sali Berisha dhe një grup shumë të vogël, të marrë me forcë nga zoti Basha. Nuk mund të ketë demokraci nëse nuk ka një opozitë të vërtetë vendi. Basha nuk ka asnjë moral dhe asnjë etikë për t’u kthyer. Është simbol i humbjeve të Partisë Demokratike. Ai pati një PD të madhe dhe të bashkuar. Tani falë edhe kontributit të tij kemi një PD të përçarë. Shpresoj t’i ketë mbetur një fije arsyeje që të kthehet dhe të mos i çojë drejt konflikteve të panevojshme deputetët. Të shkojë menjanë atje ku i takon të jetë”, deklaroi ai.

Të lidhura

Vrasja e Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik
Aktualitet

Vrasja e Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik

Naim Murseli, i akuzuari kryesor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, është dërguar në Klinikën e Neurologjisë në...

18:43 20/06/2025
Rreziku i hedhjeve me kokë në ujë, mjeku bën thirrje për kujdes
Aktualitet

Rreziku i hedhjeve me kokë në ujë, mjeku bën thirrje për kujdes

Frekuentimi i plazheve dhe pishinave shpesh shoqërohet me dëshirën për zhytje dhe hedhje me kokë nga trampolinat apo nga lartësi...

18:11 20/06/2025
Para
Presioni ndërkombëtar, Vuçiç paralajmëron bisedime me serbët e Kosovës

Presioni ndërkombëtar, Vuçiç paralajmëron bisedime me serbët e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vrasja e Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik

Vrasja e Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik

18:43 20/06/2025
Rreziku i hedhjeve me kokë në ujë, mjeku bën thirrje për kujdes

Rreziku i hedhjeve me kokë në ujë, mjeku bën thirrje për kujdes

18:11 20/06/2025
Administrata Trump shpall sanksione të reja ndaj Iranit

Administrata Trump shpall sanksione të reja ndaj Iranit

17:52 20/06/2025
Kosova futet në kolaps energjetik, nga nesër vetëm energji nga importi

Kosova futet në kolaps energjetik, nga nesër vetëm energji nga importi

17:38 20/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.