Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gazetarja demaskon korrupsionin e deputetes, Resulaj i publikon të dhënat personale

10:49 01/08/2024
Reading Time: 2 min lexim

Deputetja Pranvera Resulaj ka bërë një kallëzim penal kundër gazetares Afrovita Hysaj për punën e saj investiguese në faqen “Disidentët”. Ky veprim është një përpjekje e qartë për të frenuar lirinë e shprehjes dhe për të intimiduar gazetarët që  në një vend kaq kompleks si ky i joni, bëjnë punën e tyre. Afrovita Hysaj dhe ekipi i saj në “Disidentët” kanë denoncuar abuzimet dhe korrupsionin, duke përfshirë edhe rastin e deputetes Resulaj. Në investigim ata kanë theksuar se deputetja ka pasur një histori të dyshimtë, përfshirë shkarkimin nga pozicioni në Tatime, dhe posedimin e disa apartamenteve. Këto absolutisht janë informacione të verifikueshme publikisht dhe nuk përbëjnë shpifje, pasi në asnjë ligj në botë CITIMI i informacioneve publike NUK përbën shpifje.

Në reagimin e saj, deputetja Resulaj pretendon se akuzat janë shpifje dhe gjuhë raciste. Megjithatë, këto akuza janë të pabazuara dhe bazuar në ligj asnjë gjykatë nuk mund ti japë të drejtë. Në fakt, informacioni i paraqitur nga gazetarja është  lehtësisht i  verifikueshëm dhe nuk përmban gjuhë raciste. Të jesh nga Librazhdi (sic pretendon deputetja që është thirrje rracistë) nuk është një karakteristikë racore dhe ta përmendësh këtë fakt nuk mund të interpretohet si gjuhë urrejtjeje.

Një tjetër pikë e rëndësishme është publikimi i të dhënave personale të gazetares nga ana e deputetes. Kjo përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit për ruajtjen e të dhënave personale dhe të drejtave të njeriut, pra shkeljen që kjo deputete pretendon se gazetarja ka bërë, e ka kryer vetë në postimin e saj në Facebook, duke mos dënjuar as të mbuloje të dhënat personale të gazetares të cilën po padit.

Të publikuarit e adresës së shtëpisë së gazetares dhe të dhëna të tjera personale e vendosin atë dhe familjen e saj në rrezik të drejtpërdrejtë. A do të mbajë kjo deputete përgjegjësi për këtë veprim?

Gazetarët kanë një detyrë të rëndësishme për të raportuar për abuzimet e pushtetit dhe për të mbajtur përgjegjës ata që janë në pushtet,. Nëse një zyrtar publik ndihet i kërcënuar nga raportimet e medias, rruga e duhur për ta trajtuar këtë është transparenca dhe llogaridhënia, jo intimidimi dhe paditë penal, rrugë e cila deputetes Resulaj i duket më e thjeshtë. Deputetja Resulaj, në vend që të përgjigjet ndaj akuzave me fakte dhe të kërkojë transparencë, ka zgjedhur rrugën e frikësimit, që është një kërcënim për lirinë e shtypit dhe demokracinë, mirëpo ajo që duket se është frikësuar në këtë rast është pikërisht ajo.

SyriTv

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Pranvera Resulaj

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
2 ditë më shumë pushim & 5 orë punë çdo të premte, miratohen “tekat” e Administratës

2 ditë më shumë pushim & 5 orë punë çdo të premte, miratohen "tekat" e Administratës

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English