Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gardisti i “21 Janarit” në listat e PS, xhaxhai i Aleks Nikës mesazh Blendi Klosit

13:04 12/03/2025
Reading Time: 2 min lexim
Gardisti i “21 Janarit” në listat e PS, xhaxhai i Aleks Nikës mesazh Blendi Klosit

Kreu i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, dha dorëheqjen sot nga posti i kryebashkiakut, pasi pritet të kandidojë për deputet në listën e Qarkut të Dibrës nga Partia Socialiste.

Lexo këtu: Pazari i ri Klosi-Malaj për t’i shpëtuar SPAK-ut

Agron Malaj ka qenë komandant i seksionit të Njësisë Speciale të Gardës së Republikës gjatë protestës së 21 Janarit, dhe është një prej oficerëve të “grupit të zjarrit” që qëlloi mbi protestuesit, ku humbën jetën katër qytetarë.

Pavarësisht se ngjarja e 21 Janarit ka qenë një moment i rëndësishëm në karrierën e tij, Edi Rama e ka shpërblyer Malajn me pozita të larta.

Fillimisht, ai u emërua drejtor i OSHEE-së për rrethin e Matit, dhe më pas mbështeti Ramën në fushatën e zgjedhjeve lokale të 2015-ës. Në vitin 2019, kur opozita bojkotoi zgjedhjet lokale, Malaj kandidoi për kryetar të Bashkisë së Matit nën siglën e PS-së dhe mbajti këtë post për 6 vjet.

Aktualisht, ai pritet të kandidojë për deputet, duke u shpërblyer sërish nga Edi Ramën. Ky veprim ka ngjallur reagime, duke përfshirë edhe një mesazh nga Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një nga viktimat e 21 Janarit.

Nika i ka kërkuar gazetarit Sokol Balla të pyesë Blendi Klosin, drejtuesin e PS-së për Dibrën, nëse Agron Malaj do të kandidojë për deputet më 11 maj. Ai shprehu shqetësimin se nëse ky informacion është i vërtetë, Partia Socialiste ka bërë një gabim me këtë zgjedhje.

Mesazhi:

“Kam një masazh nga Mark Nika, që është xhaxhi i Aleks Nikës, vrarë më 21 janar 2011: Mirëmbrëma Sokol, mundësisht nëse mund ta pyesni z. Klosi se a është e vërtetë se Agron Malaj, ish-komandanti i “Grupit të Zjarrit” më 21 janar, a është kandidat për deputet i Partisë Socialiste, nëse po, thuajini se keni gabuar”

Kujtojmë se Agron Malaj ka dëshmuar edhe në SPAK për mbi 1 orë më 4 Tetor të vitit të kaluar. Për Agron Malaj dhe vëllain e tij Fatos Malaj, ka një kallëzim në SPAK nga Edmond Miza, banor i fshatit Madhesh i Bashkisë së Matit.

Ai pretendon se kryebashkiaku i Matit ka favorizuar vëllain e tij për ndërtimin e një HEC-i, duke shpërdoruar detyrën dhe duke favorizuar kundër ligjit familjarët e tij. Edmond Miza pretendon se atij dhe disa banorëve të tjerë, u është falsifikuar firma.

Gjithashtu, Agron Malaj është përmendur edhe për tendera në konflikt interesi në kompaninë e vëllait të tij Fatos Malaj, ndërkohë që dyshohet për përfshirje në skemën e kompanisë “5D Konstruksion” në Bashkinë e Tiranës.

Fatos Malaj është pronar me 60 % të aksioneve tek hoteli luksoz “La Brisa” në Dhërmi, teksa 40% të aksioneve zotërohen nga Elvin Tivari, ish-drejtori i Prokurimeve në UKT, gjatë kohës që drejtohej nga Redi Molla. Gjithashtu, ata kanë marrë dhe një tjetër leje ndërtimi për ‘La Brisa 2’.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Blendi KlosiGardisti i 21 Janaritxhaxhai i Aleks Nikës

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para
Lista speciale e Ramës/ Një qitës, një publiçitar dhe një hajdut intelektual

Lista speciale e Ramës/ Një qitës, një publiçitar dhe një hajdut intelektual

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English