Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gardiani që ruan xhepat e oligarkëve: Denar Biba kërkon të “përgjojë” telefonat për konkurrencë të ndershme

16:32 24/10/2025
Reading Time: 3 min lexim

Pas katër orësh raportimi në Komisionin e Ekonomisë, kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, befasoi edhe më skeptikët me një deklaratë që do të mbetet gjatë në kujtesë: sipas tij, për të luftuar abuzimet në treg, ndoshta duhet që institucionet të kenë të drejtën të “marrin celularët” e subjekteve që hetojnë. “Homologët tanë ju marrin celularët. Ky (celulari) është tradhtari më i madh për çdo lloj gjëje. Nëse do realisht të bësh punë skrupuloze hetimore, kjo është”, tha Biba me një seriozitet që vetëm e theksoi absurditetin e idesë.

Në të njëjtën frymë, ai shtoi se “ata zotërinjtë e SPAK-ut apo të prokurorisë e kanë arritur suksesin falë përgjimeve nga Sky dhe Encrochat”, ndërsa “ne nuk e kemi këtë mundësi”. Por ajo që Biba harron – ose zgjedh ta harrojë – është se Autoriteti i Konkurrencës nuk është as prokurori, as polici, as shërbim inteligjent. Hetimet e këtij institucioni janë të kufizuara në verifikime administrative dhe ekonomike, jo në ndërhyrje në komunikime private. Asnjë ligj në Shqipëri, asnjë direktivë e Bashkimit Europian, nuk i jep një institucioni civil të drejtën të kërkojë akses në celularët e qytetarëve apo të kompanive. Dhe aq më pak për të hetuar çmimet e bulmetrave apo tarifat e karburanteve.

Megjithatë, Denar Biba duket se kërkon çdo justifikim për dështimin spektakolar të institucionit që drejton. Prej vitesh, Autoriteti i Konkurrencës nën drejtimin e tij është shndërruar në simbolin e paaftësisë, nepotizmit dhe nënshtrimit ndaj monopoleve që duhet të kontrollojë. Në telefoninë celulare, dy kompani vazhdojnë të mbajnë peng tregun dhe çmimet rriten çdo vit pa asnjë ndërhyrje serioze. Në karburante, qytetarët paguajnë çmime rekord edhe kur bursat botërore bien. Në sistemin bankar, fitimet janë rritur me 65% vetëm në janar të këtij viti, ndërsa AK hesht për diferencat e thella midis interesave të kredisë dhe depozitave. Në sektorin farmaceutik, numri i farmacive është pothuajse dyfishuar në një dekadë, por të gjitha përfundojnë nën kontrollin e pak grupeve të mëdha, duke shkatërruar konkurrencën e ndershme që institucioni i Bibës supozohet ta mbrojë.

Asnjë sektor strategjik nuk ka shpëtuar nga ky dështim. Në Rinas, një kompani e vetme kontrollon shërbimin e taksive, dhe “zgjidhja” e Autoritetit të Konkurrencës ishte thjesht të hiqej tabela “Ndalohet taksi pa pasagjerë”. Për çmimet e bulmetrave, fajësohen fermerët. Për karburantet, “nuk ka shkelje”. Për maskat gjatë pandemisë, u vendosën gjoba qesharake, më pak se 10 milionë lekë, për kompani që kishin koordinuar çmimet në mes të një krize kombëtare.

Ndërsa tregjet bëhen gjithnjë e më të mbyllura dhe oligopolet më të forta, Denar Biba del në komisione parlamentare për të kërkuar më shumë “hapësira ligjore”. Me fjalë të tjera, më shumë pushtet për të bërë më pak punë. Dhe për t’i mbrojtur më me lehtësi ata që përfitimet e tyre i fshehin pas çdo lloj “analize tregu” që Autoriteti bën me përpikëri burokratike, por me efekt zero për qytetarin.

Ironia e madhe është se Biba e quan celularin “tradhtarin më të madh”. Ndoshta përvoja e tij personale e ka mësuar që telefonat kanë zakon të zbulojnë gjithçka. Por në vend që të kërkojë t’i marrë celularët e të tjerëve, ndoshta duhet të hapë dosjet e vetë institucionit që drejton: ato të mosveprimit, të konkluzioneve të mbyllura në sirtar, dhe të lidhjeve që prej vitesh e kanë kthyer Autoritetin e Konkurrencës në një shërbim teknik të oligarkëve, jo të qytetarëve.

Sa i kushton çdo ditë qytetarëve shqiptarë që ai vazhdon të qëndrojë në krye të një institucioni që e ka humbur çdo kuptim? Pas gjithë skandaleve dhe dështimeve, ai ka guximin të kërkojë të “përgjojë” në emër të konkurrencës. Ndoshta është koha që dikush ta pyesë: kujt i shërben kjo konkurrencë, qytetarëve apo atyre që ai i mbron me përkushtim prej vitesh?

Sepse ndoshta Denar Biba ka të drejtë vetëm për një gjë; celulari vërtet tradhton. Problemi është se këtë herë, ai po përpiqet të fshehë gjurmët e veta.

Etiketa: Autoriteti i KonkurrencesDenar Bibareformaeditorial

Të tjera

Skandali i radhës me Wizz Air, pasagjerët shqiptarë lihen në kaos në Brindisi
Aktualitet

Skandali i radhës me Wizz Air, pasagjerët shqiptarë lihen në kaos në Brindisi

Wizz Air përfshihet sërish në një tjetër skandal që nxjerr në pah mënyrën problematike dhe shpesh abuzive me të cilën...

13:25 07/01/2026
Venezuela devijon naftën nga Kina, SHBA merr deri në 2 mld USD eksporte
Bota

Venezuela devijon naftën nga Kina, SHBA merr deri në 2 mld USD eksporte

Administrata e presidentit Donald Trump deklaroi se ka bindur Venezuelën të devijojë furnizimet e saj të naftës nga Kina dhe...

12:58 07/01/2026
Para
Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën

Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandali i radhës me Wizz Air, pasagjerët shqiptarë lihen në kaos në Brindisi

Skandali i radhës me Wizz Air, pasagjerët shqiptarë lihen në kaos në Brindisi

13:25 07/01/2026
Venezuela devijon naftën nga Kina, SHBA merr deri në 2 mld USD eksporte

Venezuela devijon naftën nga Kina, SHBA merr deri në 2 mld USD eksporte

12:58 07/01/2026
Tentuan të hynin në Shqipëri me dokumente false, në pranga 6 kinezë dhe një bjelloruse për kontrabandë botoxi

Tentuan të hynin në Shqipëri me dokumente false, në pranga 6 kinezë dhe një bjelloruse për kontrabandë botoxi

22:14 06/01/2026
Anketa: 70% e remitancave drejt Shqipërisë vijnë jashtë kanaleve zyrtare

Anketa: 70% e remitancave drejt Shqipërisë vijnë jashtë kanaleve zyrtare

13:47 06/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.