Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Garancia sovrane, vetëm 561 biznese arritën të marrin kredi

21:19 07/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Bizneset kanë marrë vetëm 7.14 miliardë lekë kredi nga fondet e garancisë sovrane për përballimin e krizës së krijuar nga Covid-19.  Të dhënat janë përditësuar nga Ministria e Financave deri në fund të shtatorit 2020.

Skema e parë e garancisë sovrane

Nga skema e parë e garancisë, që kishte si objekt mbulimin e shpenzimeve për pagat e punonjësve, bizneset kanë shfrytëzuar rreth 6.32 miliardë lekë nga fondi total prej 11 miliardë lekësh.  Kjo shumë iu nda 521 bizneseve, të cilave iu miratua aplikimi nga bankat.

Ministria ia hedh fajin skepticizmit të sipërmarrjes, por në fakt, problemi qëndron tek fakti se qeveria ua la në dorë bankave, kështu që fondi funksionoi thjesht si kredi tregtare që jepet nën kritere të shtrënguara.

Sipas VKM-së, Ministria e Financave dhe Ekonomisë merrte përsipër të garantonte Bankat deri në vlerën maksimale të miratuar.

Duke qenë se nëpërmjet miratimit të Garancisë Shtetërore risku i kreditit i transferohet qeverisë, bizneset pjesëmarrëse në skemë kishin mundësinë të përfitonin terma preferenciale për kreditë që do të merren për këtë qëllim, krahasuar me kushtet aktuale të tregut.

Qëllimi i përdorimit të fondeve të Huasë do të ishte vetëm për të paguar pagat e punonjësve të Huamarrësit, bazuar në listëpagesat e procesuara pranë Bankave në muajin Shkurt.

Vlera e Huasë e vendosur në dispozicion nga Bankat për çdo Biznes pjesëmarrës mund të variojë në përputhje me kërkesën e paraqitur nga Biznesi, por duke mos tejkaluar vlerën e 3 pagave mujore bruto të punonjësve të deklaruar prej Biznesit në përputhje me Legjislacionin Tatimor në fuqi, por në asnjë rast vlera mujore bruto e pagës për punonjës nuk duhet të jetë më e lartë së 150 000 lekë.

Në çdo rast dhënia e kredisë do të realizohet sipas politikave të brendshme të çdo banke në lidhje me riskun e kredisë. Në instrumentin e kredisë së garantuar nga kredia sovrane, biznesi mund të përfitonte një periudhë pa pagesë principali, jo më pak se 3 muaj.

Garancia e dytë sovrane

Shifrat janë shumë  më  të vogla për skemën e dytë, të miratuar në mesin e muajit maj që synonte garantimin e kredive për financimin e rimëkëmbjes së aktivitetit tregtar.

Garancia e parë iu ofronte bizneseve të merrnin borxh për të paguar punonjësit e ngelur në shtëpi nga mbyllja e detyruar e biznesit. Të dhënat tregojnë se, deri në fund të muajit shtator, nga skema e dytë e garancisë sovrane me vlerë 15 miliardë lekë ishin përdorur vetëm 0.84 miliard lekë, që u është ndarë 40 ndërmarrjeve që u janë miratuar kreditë. Vlen të theksojmë se Bankat kanë refuzuar më shumë se gjysmën e aplikimeve, që në total ishin 89 kompani.

Ministrja Denaj ka deklaruar më herët se procesi ka një ecuri të ulët, pasi kërkohet një analizë më e madhe nga ana e bankave dhe një projeksion 5 vjeçar nga ana e bizneseve, për të përfituar nga garancia prej 15 miliardë lekësh e vënë në dispozicion nga qeveria për kapital qarkullues dhe aktive fikse. Ndaj theksoi ajo, biznesi do t’i lihet e hapur mundësia për të aplikuar.

Avantazhet

Avantazhet e kredisë me garanci sovrane janë kushtet preferenciale të financimit, interes që nuk do të kalojë asnjëherë normën 5%, periudhë pa shlyerje të principalit prej 6 muajsh, garanci 60% nga shteti shqiptar për kolateral si dhe periudhë shlyerjeje 5-vjeçare.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: bankatgarancia sovranepandemia

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para

Biden fitues, President i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.