Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gara për Avokatin e Popullit/ BIRN: Nga 15 kandidatë, vetëm 7 prej tyre mblodhën firmat e deputetëve

17:41 14/08/2023
Reading Time: 2 min lexim

Zgjedhja e Avokatit të Popullit vijon të mbetet peng i mungesës së konsensusit politik, ndërkohë që janë zyrtarizuar 7 emra kandidatësh që kanë mbledhur firmat e jo më pak se 28 deputetëve nga lista me 15 kandidatë që plotësonin kriteret ligjore.

Kuvendi bëri të ditur në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi se kandidaturat për Avokat të Popullit që kanë siguruar mbështetjen me firmë dhe i kanë depozituar në Kuvend janë: Vitore Tusha, Tartar Bazaj, Besim Ndregjoni, Bledar Dervishaj, Dardan Mustafaj, Edison Frangu dhe Erald Aga.

Dy prej kandidatëve, Vitore Tusha dhe Tartar Bazaj vijnë nga një karrierë në sistemin e drejtësisë, ndërsa kandidatët e tjerë vijnë nga avokatia.

Me rihapjen e garës në korrik, shprehën interesin si kandidatë edhe Ahmet Prençi, Alket Jaupi, Drita Avdyli, Endri Papajorgji, Ilirjan Rusmali, Lefterije Lleshi (Luzi), Robert Gajda e Sokol Hazizaj.

Sipas parashikimeve ligjore, vetëm kandidatët që marrin mbështetjen e 28 deputetëve do të kenë mundësinë të votohen në Kuvend dhe zgjidhet me 3/5 e të gjithë anëtarëve.

Në praktikën parlamentare të së shkuarës, Avokati i Popullit është propozuar përgjithësisht nga opozita, por këtë radhë, maxhoranca dhe rrymat e ndryshme brenda opozitës nuk po gjejnë konsensus, duke shkelur afatet kushtetuese për zgjedhjen e kreut të ri të këtij institucioni.

Vakanca për Avokatin e ri të Popullit u shpall fillimisht nga Komisioni për Çështjet Ligjore më 30 mars 2022 pas përfundimit të mandatit të Erinda Ballancës.

Thirrja u shty disa herë, ndërsa grupet parlamentare të dy partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, deklaruan se po negocionin për një emër konsensual duke i qëndruar traditës politike për të mbështetur një emër që vjen nga opozita.

Por edhe pas negociatave, Kuvendi nuk arriti dot të zgjedhë Avokatin e ri të Popullit, pasi mazhoranca rrëzoi me votë dy kandidatët e opozitës që u hodhën në votim, Ledio Braho dhe Altin Goxhaj.

Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike. Kreu i këtij institucioni zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë 5 vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje./reporter.al/

Të tjera

Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja
Kryesore

Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e play off-it për...

15:37 21/03/2026
Nafta në krizë: rajoni ul taksat, Shqipëria mbetet ndër më të shtrenjtat
Aktualitet

Nafta në krizë: rajoni ul taksat, Shqipëria mbetet ndër më të shtrenjtat

Tregu i naftës po përballet me presion të fortë si pasojë e tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme, duke detyruar...

14:22 21/03/2026
Para
I arrestuar për ‘shit-blerje’ votash! Protestë në Himarë për lirimin nga burgu të Fredi Belerit

I arrestuar për 'shit-blerje' votash! Protestë në Himarë për lirimin nga burgu të Fredi Belerit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja

Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja

15:37 21/03/2026
Nafta në krizë: rajoni ul taksat, Shqipëria mbetet ndër më të shtrenjtat

Nafta në krizë: rajoni ul taksat, Shqipëria mbetet ndër më të shtrenjtat

14:22 21/03/2026
100 mln euro borxhe të “Air Albania”, Qeveria Rama i merr përsipër me taksat tona

100 mln euro borxhe të “Air Albania”, Qeveria Rama i merr përsipër me taksat tona

13:47 21/03/2026
Krim pasioni në Itali, vritet me armë zjarri 30-vjeçari shqiptar Gjergj Pergegaj, arrestohet bashkatdhetari i dyshuar

Krim pasioni në Itali, vritet me armë zjarri 30-vjeçari shqiptar Gjergj Pergegaj, arrestohet bashkatdhetari i dyshuar

11:52 21/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.