Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-Presidenti i FSHF dhe ikona e Partizanit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme është ndarë nga jeta një nga legjendat e futbollit shqiptar.

Mesfushori i famshëm i Partizanit, Miço Papadhopuli, mbylli përgjithmonë sytë në moshën 86-vjeçare.

Ai ka qenë gjithashtu edhe ish-president i FSHF-së.

Papadhopuli konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të historisë së Partizanit.

Me të kuqtë, Papadhopuli ka luajtur në vitet 1950-1960.

Gjatë kësaj periudhe ai ka arritur të ngrejë 6 tituj kampion me Partizanin, ndërsa ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te kryeqytetasit.

Gjithashtu Papadhopuli mbahet mend për medaljen e argjendtë të fituar në turneun në Leipzig të Gjermanisë në 1958-ën dhe në Hanoi në Vietnam në vitin 1963.

Shpërndaje
Share.

Komento