Futbolli në zi/ Aksidentohet rëndë futbollisti i përfaqësueses çeke, ndërron jetë në spital

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dita e djeshme ka qenë padyshim dita e fatkeqësive, pasi një aksident i rëndë i ka marrë jetën një prej futbollistëve më të rëndësishëm çek, Josef Sural.

Sural ishte sulmuesi i Alanyaspor dhe njëkohësisht i përfaqësueses çeke, një nga figurat kryesore të saj, i cili humbi jetën pas një përplasjeje që minibusi i tij pati.

Futbollisti ishte në minibus së bashku me futbollistë të tjerë të ekupit, të cilët ishin duke u kthyer pas transfertës ndaj Kejserispor.

I dëmtuari më rëndë ka rezultuar pikërisht Sural, pasi të gjithë lojtarët e tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta, po janë jashtë rrezikut për jetën.

Edhe pse ai u dërgua me urgjencë në spital, ku edhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, plagët që kishte marrë e bënë të pamundur shpëtimin e tij.

Lajmin e la bërë publik vet klubi Alanyaspor, ndërkohë që bota e futbollit është në zi për humbjen e rëndë.

Shpërndaje
Share.

Komento