Futbolli francez në zi, COVID-19 i merr jetën ish-presidentit të Marsejës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-presidenti i Marsejës, Pape Diouf ka ndërruar jetë nga koronavirusi në moshën 68-vjeçare.

Diouf lindi në shtetin afrikan të Chadit, ndërsa kishte nënshtetësi franceze dhe senegaleze gjithashtu.

Ai udhëhoqi klubin francez në vitet 2005-2009 dhe ndërtoi grupin i cili do të kurorëzohej me titullin kampion në vitin 2010.

Ish-presidenti ishte shtuar në një spital në Senegal dhe u bë viktima e parë në këtë shtet.

Ishte parashikuar që Diouf të transportohej në Francë ditën e djeshme, por situata e tij u përkeqësua dhe u vendos në një respirator.

Përpara se të merrte drejtimin e Marsejës, Diouf ka ushtruar edhe profesionin e gazetarit.

Ai u zhvendos në Marsejë në moshën 18-vjeçare, ku nisi karrierën në ushtri, ndërsa më pas ndryshoi drejtimin e karrierës së tij dhe filloi punë në gazetën “La Marseillase”, pas kishte mbaruar Fakultetin e Shkencave të Komunikimit në Paris.

Më pas ai u bë agjent futbollistësh, ku klienti i tij më i spikatur ishte Didier Drogba, i cili u prezantua në Marsejë në vitet 2003-2004.

Vdekja e tij ka prekur shumë personazhe të futbollit, mes të cilëve presidentin aktual të Marsejës dhe Federatën Franceze të Futbollit, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Shpërndaje
Share.

Komento