Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Fushata në SHBA/ Twitter bllokon artikullin për djalin e Joe Biden, ndizet debati

10:45 17/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Twitter ka bllokuar përhapjen në platformën e saj të një artikulli për djalin e ish-nënpresidentit Joe Biden, Hunter Biden. Veprimi ka ndezur edhe më tej debatin lidhur me fuqinë që gëzojnë kompanitë e medias sociale dhe si ndikojnë ato tek zgjedhjet në SHBA.

Disa e kanë përshëndetur vendimin e Twitter-it si pozicionim kundër dizinformimit. Të tjerët e kanë kritikuar duke e cilësuar si të njëanshëm dhe si kufizim të lirisë së fjalës në një mënyrë që ndikon tek zgjedhjet.

Javët e fundit, Twitter, Facebook dhe kompania Google, e cila zotëron edhe platformën e ndarjes së videove, YouTube, kanë marrë hapa gjithnjë e më të forta për të kufizuar përhapjen e dizinformimit dhe komenteve ekstremiste në faqet e tyre. Pas zgjedhjeve të vitit 2016, kompanitë online u kritikuan se nuk kishin bërë sa duhet për të ndalur dizinformimin në platformat e tyre.

Këtë javë, Twitter bllokoi disa llogari në faqen e saj, pasi u përpoqën të postojnë një artikull të gazetës New York Post ku citoheshin disa komunikime me email, që sipas gazetës ishin shkëmbyer mes Hunter Bidenit dhe një zyrtari ukrainas lidhur me planifikimin e një takimi mes babait të tij, Joe Biden, ndërkohë që ai ishte nënpresident i SHBA. Autorët e artikullit thonë se raportimi i tyre bazohej në të dhëna të nxjerra nga memoria e një kompiuteri që siç thuhej, kishte qenë në zotërim të Hunter Biden dhe ishte braktisur prej tij. Rudy Giuliani, jurist dhe këshilltar për Presidentin Donald Trump, siç njoftohet, ia dorëzoi memorien e kompiuterit (hard drive) gazetës New York Post.Presidenti Donald Trump me një kopie të gazetës New York PostPresidenti Donald Trump me një kopie të gazetës New York Post

Të enjten në mbrëmje, Twitter rishikoi politikat e tij për materialet që postohen në këtë platformë, duke thënë se nuk do të hiqte materiale që ishin nxjerrë nga hakerimi i një kompiuteri dhe se do t’i shoqëronte këto postime me komente për të ofruar shpjegime, por nuk do të bllokonte më ndarjen e tyre në platformën e saj.

“Duam t’u përgjigjemi shqetësimeve se mund të ketë pasoja të paparashikueshme ndaj gazetarëve, aktivistëve që ngrenë shqetësime për shkelje e abuzime si dhe të tjerëve dhe se këto pasoja janë në kundërshtim me synimin e Twitter-it për t’i shërbyer dialogut publik,” shkruante në Twitter Vijaya Gadde, shefi i kompanisë për politikat e operimit.

Artikulli i gazetës ende nuk mund të hapet nga postimi në Twitter, njofton rrjeti CNBC, me shpjegimin se artikulli përmban informata private.

Nuk ka pasur takime, thonë punonjës të fushatës

Përfaqësues të fushatës së zotit Biden thonë se e kanë “kontrolluar dokumentacionin e aktiviteteve zyrtare të Joe Bidenit nga ajo periudhë dhe nuk ka pasur asnjë takim të tillë, siç pretendon the New York Post”.

“Raportimet investigative të shtypit, gjatë procesit për shkarkimin e mundshëm të presidentit, madje edhe nga dy komisione të Senatit të udhëhequra nga republikanët, puna e të cilëve u kritikua si “jo-legjitime” dhe politike nga një koleg i tyre republikan, të gjitha dolën me të njëjtin përfundim: Joe Biden zhvilloi aktivitet zyrtar në emër të Shteteve të Bashkuara kundrejt Ukrainës dhe nuk ka kryer asnjë veprim të gabuar,” tha Andrew Bates, zëdhënës për zotin Biden.

Pa postime në Twitter, nuk ka përhapje

Duke cituar politikat e kompanisë për materiale të siguruara përmes hakerimit, Twitter bllokoi mundësinë e gazetës New York Post për të postuar komente në Twitter për artikullin e saj. Po ashtu bllokoi postimin e artikullit nga punonjës të fushatës së Presidentit Trump dhe llogari të tjera.

Facebooku tha se kishte kufizuar qasjen në këtë material për momentin, ndërkohë që pret të kontrollohet materiali nga një kompani e tretë që analizon faktet.

Përgjigjet Partia Republikane

Reagimi i republikanëve ndaj artikullit ishte i menjëhershëm. Republikanët e Senatit thanë të enjten se kanë thirrur për të dëshmuar javën e ardhshme zotin Jack Dorsey, shef ekzekutiv i Twitter-it. Zoti Dorsey duhet të shpjegojë “përse Twitter po abuzon fuqinë e saj si kompani për t’i mbyllur gojën shtypit,” tha Senatori republikan Ted Cruz.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: BidenTrumpZgjdhjet ne SHBA

Të lidhura

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia
Aktualitet

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Nga Sonila Meço: Sa u pagua Giro d’Italia? 7 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Përfitimi publik? Reklamë Shqipërisë tek...

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Para

Covid-19, Belgjika vendos karantinën për katër javë rresht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.