Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Fundi i demokracisë, përfaqësuese shqiptare

14:37 08/12/2023
Reading Time: 4 min lexim

Shkrim nga Fadil Lepaja

Të gjithë e dimë se kush e solli Doruntinën, askush nuk e di kush e solli Ramën, Berishën, e tjerët në mes nesh, sipër nesh, gjithnjë në kuptimin politik të fjalës? Fuqitë e kohës, paraja, lëvizjet ideologjike, interesat globale apo ato regjionale?

A është Berisha përfaqësues tipik i shqiptarëve? Po Rama? Kurti? Vjosa? Po ministra, deputetë, zyrtarë që përballen me drejtësinë? Gjykatës e prokurorë, drejtues institucionesh, të gjithë që marrin para apo vendime në emër të qytetarëve, e përfaqësojnë vërtetë qytetarin tonë?

Në përgjithësi secilin nga këta i solli në pushtet koha, e disa edhe i harroi aty. Pastaj koha solli të tjerë dhe deshi t’i ulë në karrigen e njëjtë përfaqësuese, por të vjetrit, të harruarit, nuk e lëshojnë karrigen pa luftë, pa e djegur vendin asnjëri nuk shkëputet dot nga buka e ëmbël e fituar me djersë …edhe gjak të derdhur në llogoret e përfaqësimit. A nuk u vranë shqiptarë për të rrëzuar qeveri, për të marrë pushtet?

Disa, kanë mbetur si relike që nuk përfaqësojnë asgjë përpos pafuqisë së vet dhe karakterit të prishur nga koha e gjatë në politikë. E si mos të prishej karakteri kur tërë kohën merresh me hallet e elektoratit: do të më votojë apo nuk do të më votojë, kësaj radhe.

Përfaqësuesit, më nuk e përfaqësojnë elektoratin; elektorati i përfaqëson ata.

Politikanët tregojnë fuqinë e tyre duke e nxjerrë elektoratin në rrugë, duke bllokuar demokracinë.

Si erdhën në pushtet këta? Si erdhën në opozitë? Si u bënë përfaqësues? Derisa të gjithë e dimë se kush e solli Doruntinën, askush nuk e di kush e solli Ramën, Berishën, e tjerët në mes nesh, sipër nesh, gjithnjë në kuptimin politik të fjalës? Fuqitë e kohës, paraja, lëvizjet ideologjike, interesat globale apo ato regjionale?

Është e qartë se ka shqiptarë që turpërohen nga sjellja apo deklarimet publike të përfaqësuesve të vet. Duan t’i ndërrojnë por nuk kanë alternativë. Kush mund ta zëvendësojë një Sali? Po një Edi? Një Albin? Derisa të zëvendësohen mbeten të pa zëvendësueshëm për elektoratin. Edhe kur zëvendësohen këtë nuk e bën elektorati.

Kjo ndodh sepse fuqia e përfaqësuesve tonë nuk është te populli por fuqia e popullit është te përfaqësuesit. Populli edhe ashtu ka ikur. Kanë mbetur vetëm ata që nuk kanë ku të shkojnë. Përfaqësuesit nuk brengosen. Pjesa më e madhe e popullit nuk ka ku të shkojë.

Ata që kanë mbetur imitojnë modelet pastaj shihen në pasqyrë dhe thonë: po këta jemi ne. Ne jemi ata, ata janë ne.

Pra, e kuptuat, demokracia ka evoluar. Nuk ka më nevojë për tri shtylla. Legjislativi dhe ekzekutivi. Kujt i duhet gjyqësori? Askush nuk është i kënaqur me gjyqësorin, përpos krimit. Pastaj, sistemi i Drejtësisë mund të zëvendësohet me një softuer të cilin e menaxhon inteligjenca artificiale. Ja ridefinon nocionet Inteligjencës Artificiale dhe …zgjidhet.

Për shembull, dekriminalizimi është zgjidhje.

Hiç nga lista e krimeve vjedhjen, narkotikët, ryshfetin dhe gjithçka qetësohet. Ta shpallim komunizmin në Kapitalizëm. S’ka të bëjë me marksizmin. Thjesht merr sa ke nevojë, puno kur të duash dhe ku të duash. Krimet e vërteta si vrasjet dhe lëndimet trupore mund ti zgjidh vet policia, por edhe ato vetvetiu do të zhdukeshin. Kush do të vriste dikë nëse nuk është për para apo pasione.

E kuptuat, edhe nëse shpërbëhet sistemi gjyqësor askush nuk do ta hetojë dallimin. Do të ndodhte pak a shumë sikur me grevat e mjekëve. Kur mjekët bëjnë grevë, bie vdekshmëria. Pacientët refuzojnë të vdesin pa kujdes mjekësor. Edhe krimi, në një sistem pa gjykata e prokurori do të zhdukej. Ose nuk do të quhej më ashtu. As kriminelët nuk do të ndiheshin si të tillë. Një shitës i heroinës, apo marihuanës do të ishte i respektuar si një shitës patatesh.

Në fund të fundit, është lejuar edhe eutanazia, përse të ndalohen duhani, droga, alkooli, prostitucioni…?

Paramendojeni se si do të funksiononte shoqëria pa gjykatës e avokatë, pa prokurorë e burokracinë më të sofistikuar të shoqërisë demokratike. Nëse droga, prostitucioni, ryshfeti nuk do të ishin krim, gjykatat do të mund të zëvendësoheshin me një porotë kolektive, e cila do të votonte me emotikons për një gjysmë ore, përmes rrjeteve sociale, pasi të kishte dëgjuar të dyshuarit publikë.

Pra, kur ndodh një krim, që do të ishin të rralla sigurisht, fillimisht dikush e lajmëron në profilin e tij, do të krijohej lista e të dyshimtëve nga komentuesit dhe do të hapej debati. Debati do të vazhdohej edhe në emisione të famshme me moderatorë milionerë, në rrugë, kafene kudo.

Pastaj, do të krijohej lista e ngushtë e kriminelëve potencialë. Do të merrej mendimi i shoqatave të ndryshme dhe grupeve në rrjetet sociale. Partitë do të shuheshin. dalëngadalë do të shuhej edhe parlamenti: ligjet do të merreshin në Big Brother Albania apo Big Brother Kosova me votim elektronik. Pastaj të gjithë do të silleshim sipas modelit fitues.

Do të djeg Facebook-un, Berisha, nëse ja mbyll Zukenberg, foltoren? Po Rama, çfarë do bëjë nëse ja mbyllin podcast-in e tij? Eh …!

Pra, ju vjen të klithni “poshtë gjyqësori” apo “Poshtë parlamenti”? Dale! Duket sikur mjafton që çdo qytetar i rritur për të qenë pjesë e demokracisë së drejtpërdrejtë duhet të ketë një profil në rrjetet sociale, të verifikuar me numër personal dhe një xhirollogari. Pastaj, të hapet bursa e votave elektronike?

Kështu… e kuptuat? Është vetëm satirë miku im. Kujdes me fjalët. Ka ende gjyqësor. Në shpallin armik të vetvetes. Pastaj, nuk ka as siguri, pa krim. Sa më shumë krime, aq më shumë siguri. Po të dekriminalizoheshin disa veprimtari, shumë vende pune do të mbylleshin, shumë biznese do të falimentonin, do të kishte vetëm paqe. Do të falimentonte sidomos politika. Pastaj, kujt i duhet paqja? Kë përfaqëson politika/ Pamfleti

Të tjera

Afera e Llogarasë: Çfarë thotë ligji për shkeljet në dosjen Balluku
Aktualitet

Afera e Llogarasë: Çfarë thotë ligji për shkeljet në dosjen Balluku

Më 20 tetor 2025, SPAK dorëzoi një aktakuzë prej 45 faqesh ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe pesë zyrtarëve të tjerë...

21:23 06/11/2025
Policia serbe shoqëron Dritan Shakohoxhën para ndeshjes Serbi–Shqipëri
Aktualitet

Policia serbe shoqëron Dritan Shakohoxhën para ndeshjes Serbi–Shqipëri

Policia serbe ka shoqëruar gazetarin dhe komentatorin sportiv shqiptar Dritan Shakohoxha, vetëm një ditë para zhvillimit të ndeshjes Serbi–Shqipëri. Lajmi...

20:25 10/10/2025
Para
Fundi i demokracisë, përfaqësuese shqiptare

Artan Fuga, ironi me Ditën e Rinisë: "Në një dritë fishekzjarresh"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

12:20 14/12/2025
Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër

Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër

12:46 13/12/2025
Nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri përfiton 2 mln euro nga KLGJ me procedurë të dyshimtë

Nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri përfiton 2 mln euro nga KLGJ me procedurë të dyshimtë

15:33 12/12/2025
Skandali me firmën izraelite, Meçollari: Rama zgjodhi korrupsionin, Vengu po rrezikon Shqipërinë

Skandali me firmën izraelite, Meçollari: Rama zgjodhi korrupsionin, Vengu po rrezikon Shqipërinë

11:49 12/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.