Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

FSHZH, 4.8 milionë euro për ndërhyrjet në akset rrugore zonave turistike

09:12 08/09/2023
Reading Time: 2 min lexim

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) synon të ndërhyjë në katër rajone të vendit që kanë potencial turistik dhe ekonomik për të përmirësuar gjendjen e akeseve të rrugëve lokale.

Dy kontrata të prokuruara në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik tashmë kanë dy emra kompanish të njoftuara si fituese ku secila do të mbulojë dy rajone.

Konkretisht FSHZH njoftoi se për kontratën ““Ndërhyrje për përmirësimin e Strukturave mbrojtëse, veprave të artit, Rajonet 1&2” me fond limit 375 milionë lekë është shpallur fituese operatori ekonomik “Vëllezërit Hysa” me një ofertë 234 milionë lekë. Kjo ofertë është sa 62.6 për qind e fondit limit. Në procedurën e dytë “Ndërhyrje për përmirësimin e Strukturave mbrojtëse, veprave të artit, Rajonet 3&4” fituese është shpallur kompania Alb Building.

Oferta e kësaj të fundit ishte 292 milionë lekë apo sa 78 për qind e fondit limit të vënë në dispozicion. Në total vlera e dy kontratave pa TVSH është 527 milionë lekë apo rreth 4.8 milionë euro. Kontratat do të kenë një afat zbatimi prej 24 muajsh dhe do të shtrihen në njësi të ndryshme sipas nevojës që konstatohet në terren, të paktën kështu specifikojnë dokumentet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“Nisur nga shqetësimi i përfaqësuesve të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore (NjVV), FSHZH ka bërë thirrjen për evidentimin në terren dhe projektimin të disa prej akseve rrugore, të cilat janë me problematikë për qarkullimin e automjeteve pothuajse gjatë gjithë periudhës kohore, por kryesisht gjatë periudhës me shira. Verifikimi në terren do të bëhet kryesisht për akset rrugore, të cilat lidhin zona turistike që kanë potencial për zhvillimin e ekonomisë, segmente rrugore në zona rurale, kjo në përputhje dhe komplementare me programet e zhvillimit lokal dhe rajonal.

Pas evidentimit në terren të këtyre akseve rrugore do të përzgjidhen segmentet të cilat paraqesin dëmtime të shtresave rrugore, gjendja teknike e tyre është jashtë standardit dhe lëvizja e automjeteve bëhet me vështirësi si dhe konsiderohen akse me prioritet nga NjVV për t’u rehabilituar” thuhet në dokument.

Sipas FSHZH ky projekt parashikon gjithashtu edhe ndërtimin e rrugëve të reja, të cilat nuk kanë gjurmë ekzistuese, por që vlerësohen për ndikimin që do të japin në zhvillimin ekonomik dhe social te zonës, duke konsideruar lidhjet me zonat e parashikuara për agroturizëm, lidhjet me objektet e kultit. Për rikonstruksionin e rrugëve parashikohet të ndërhyhet në disa kategori punimi./Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para
Kishte fshehur një kallashnikov dhe municion luftarak në bagazhin e makinës, arrestohet 37-vjeçari në Cërrik

Kishte fshehur një kallashnikov dhe municion luftarak në bagazhin e makinës, arrestohet 37-vjeçari në Cërrik

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English