Gjykata e Lartë pritet të vendosë sot në dhomë këshillimi mbi rekursin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, lidhur me vendimin e dënimit me 2 vjet burg për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.
Llalla aktualisht ndodhet në Itali, ku pasaporta e tij është bllokuar, ndërsa me një vendim të formës së prerë, janë sekuestruar disa prej pasurive të tij, përfshirë një apartament në Durrës dhe një sipërfaqe toke në periferi të Tiranës.
Hetimi ndaj Llallës nisi më 15 mars 2018 nga Prokuroria e Durrësit, me akuzat për fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Ai u hetua gjithashtu për mosdeklarimin e shumave monetare në kufi. Më pas, dosja u kalua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, kjo gjykatë vendosi sekuestrimin e pasurive të Llallës.
Në përfundim të procesit gjyqësor, Llalla u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në tre raste të ndryshme. Përveç dënimit me burg, ai ka marrë një dënim plotësues, duke i ndaluar ushtrojnë funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.