“Fshehja e provave”/ Rama u përgjigjet akuzave: Janë marrë kampionët, të gjithë ndërtesat janë nën hetim

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, u është përgjigjur akuzave ndaj qeverisë, në lidhje me mënyrës sesi po përballon situatën pas tërmetit.

Rama tha se në terren kanë qenë 5 mijë policië, ushtarë, zjarrëfikës, mjekë e infermierë.

Sipas kryeministrit, derisa erdhën nga jashtë ekipet e shpëtimit, ishin shpëtuar 38 persona.

“5 mijë policë, ushtarë, zjarrfikës, mjekë, infermierë, njerëz të shtetit ishin në terren edhe pastaj  dëgjoja ato klithmat: ua s’paska doreza, ua po s’paska çizme. Histori qensh!Faktet janë fakte. Ka pasur 900 e kusur të plagosur. Kush i nxori ata nga  gërmadhat.  Ishte errësuar kur erdhën nga jashtë ekipet e kërkim-shpëtimit, ishte 38 numri i të shpëtuarve, kush i nxori ata?”-tha Rama.

Përsa i përket prishjes së banesave, Rama u shpreh se kampionët e betonit janë marrë që ditën e parë, ndërsa garantoi se gjithçka është hetuar dhe pritet që Prokuroria të nisë veprimet konkrete.

“Është fotografuar gjithçka, kur ka ndodhur, është fotografuar gjatë procesit , madje edhe aty ku janë pastruar janë marrë kampionët e betonit dhe po bëhen dosjet gati. Duan arrestime, sepse nuk iu punon themeli. Në vend që në ditën e parë dhe në ditën e pestë, ti ktheni sallonet e tyre në energji pozitive për të qetësuar  njerëzit, ata bën të kundërtën. Donin arrestimet ditën e parë, donin faturat e dëmeve ditën e dytë, ndërsa vendet e tjera u duhet gjysmë viti për të nxjerrë faturat e dëmit. Donin dhe shtëpi ditën e parë, ndërkohë fqinjët tanë kanë njerëz akoma në kabina njerëzit e prekur nga tërmeti dhe po të shikoni reagimet, ka reagime nga komuniteti që akoma  presin kompensime dhe kompensime  që kanë ndodhur vite më përpara . Këta i duan arrestime akoma pa varrosur të vdekurit, ngaqë i kanë marrë qyl gjërat në jetë . E sigurt është që të gjitha ndërtimet, jo ato të shembura, por edhe ato që janë në riparim janë në proces hetimit. Ditë natë, jo vetëm tani. Policia e Shtetit ka angazhuar Njësinë Speciale për të mbledhur provat. Instituti i ndërtimi është në terren, u shpreh kryeministri.

 

Shpërndaje
Share.

Komento