Një virus vdekjeprurës ka pushtuar Kinën, duke i marrë jetën të paktën 26 personave brenda 4 ditëve.
Për arsye sigurie, në Rinas janë kontrolluar ditën e sotme 25 shtetas kinezë.
Mësohet se ata kanë rezultuar pa probleme.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot, se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët, për t’u prekur nga koronavirusi.
Deri më tani në Kinë janë regjistruar 616 persona me këtë virus, të cilët po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ekspertët kanë dyshime se ky virus mund të jetë përhapur nga ndonjë supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa mendohet se mund të ketë ardhur edhe nga gjarpërinjtë.
Autoritetet kineze kanë bllokuar qytetet e prekura më shumë, në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e koronavirusit.
Transporti në rajonin e Wuhan është pezulluar, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje, që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.