Një trup, gjysmë i djegur, është gjendur i pajetë në Mougins, në Francë.
Pas këqyrjes së tij, prokuroria ka arritur të bëj identifikimin e viktimës.
Bëhet fjalë për një prostitutë nga Europa Lindore, 37 vjeç, që jetonte në zonën e Grassës.
Po ashtu, ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi në trupin e viktimës një tatuazh.
Në tatuazhin, i cili ishte në krah, gjendej emri i një mashkulli shqiptar.
Megjithatë, identiteti i tij nuk është bërë i ditur.
Nuk dihet ende se çfarë e lidh atë me viktimën, por policia po heton mbi detajet.
Trupi është gjetur të mërkurën në mëngjes nga një kalimtar, i cili njoftoi më pas policinë.