Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Franca zotohet se do të mbajë nën kontroll çmimet e energjisë

16:50 27/08/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ministri i Financave të Francës tha më 27 gusht se shteti do të bëjë gjithçka që të mos rriten çmimet e rrymës, teksa çmimet në mbarë Evropën janë duke u rritur. Qeveria në Paris ka vendosur çmim tavan për të mbrojtur amvisëritë deri më 31 dhjetor dhe ministri i Financave, Bruno Le Maire, tha se vitin e ardhshëm pritet të ketë një “rritje të kontrollueshme” të çmimeve.

“Dyzet për qind i çmimit tavan do të mbetet në fuqi deri në fund të vitit”, tha ai gjatë një konference për media në qytetin Metz.

“Nuk do të ketë mbulim të çmimeve tavan në vitin 2023”, u zotua ai pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, më herët gjatë javës paralajmëroi për rritjen e çmimeve.

Le Maire tha se ndarja e 3 miliardë dollarëve për bizneset nuk do të jenë të mjaftueshme për të mbuluar faturat e tyre të energjisë, por do t’i ndihmojë bizneset. Gjatë kësaj jave, çmimet evropiane të energjisë kanë arritur në një rekord të ri, teksa Evropa po bëhet gati për një dimër të vështirë pasi rritja e çmimeve është nxitur nga pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës.

Por, lufta në Ukrainë nuk është fajtorja e vetme për gjendjen në Francë, shtet që përmes energjisë bërthamore mbulon rreth 70 për qind të nevojave të energjisë. Mbyllja e disa reaktorëve për shkak të problemeve me korrozion ka kontribuar që Franca të përballet me rritje të çmimeve të energjisë.

Tradicionalisht një eksportuese e energjisë, tani Franca është shndërruar në një importuese. Edhe Britania po ashtu po përballet me rritje të madhe të çmimit të energjisë. Rregullatori i energjisë britanike, Ofgem, paralajmëroi se çmimet mesatare për amvisëritë do të rritën për 3.549 funte nga 1 tetori.

Çmimet e energjisë në Evropë janë rritur teksa Rusia ka nisur të kufizojë furnizimet me gaz natyror dhe është rritur frika se Moska do të mund të kufizojë edhe më tej dërgesat e saj të energjisë për shkak të rritjes së tensioneve midis Moskës dhe Perëndimit për shkak të luftës në Ukrainë. Një e pesta e elektricitetit evropian gjenerohet nga termocentralet me gaz. Çmimi për gaz në Evropë të premten ka arritur në 341 euro për megavat, pothuajse sa niveli më i lartë që u shënua në mars, kur atëbotë një megavat kushtoi 345 euro/ REL

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike
Bota

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

Kombëtarja e Iranit është tërhequr zyrtarisht nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, turne që do të zhvillohet në SHBA,...

15:37 11/03/2026
Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Bota

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...

10:39 27/02/2026
Para
Escobar i kërkoi Beogradit të harrojë shprehjen “Kosova është Serbi”, përgjigjet Moska

Escobar i kërkoi Beogradit të harrojë shprehjen “Kosova është Serbi”, përgjigjet Moska

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English