FOTO/ U bë vrasës për një ‘pse më shikon…’, por 20-vjeçari ‘mendjelehtë’ nga Durrësi la pas këtë jetë…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk thonë kotë që e mira, ndonjëherë “të zë sytë”… Kjo ishte tipike për Klodian Dacin, adoleshentin 20-vjeçar nga Durrësi që për një mendjelehtësi shkatërroi të ardhmen dhe i “ra me shkelm” jetës luksoze që bënte.

Klodian Daci, u arrestua dje nga Policia e Durrësit për vrasjes e një 39-vjeçari mbrëmjen e së premtes dhe plagosjen e djalit të tij, 19 vjeçar, ngjarje që nisi për një motiv banal si ajo e zakonshmja tashmë në Shqipëri, “pse më shikon…”.

Nga imazhet e publikuara në rrjetet sociale, Daci duket i pasionuar pas luksit dhe parave, makinave të shtrenjta, apo veshjeve të markave, si çanta “Louis Vuitton”, rripi ‘Gucci”, makina “Chevrolet Corvette (C7)” etj.

Daci vrau me armë zjarri 39-vjeçarin Armando Baboçi, pas një sherri për shprehjen ‘pse më sheh shtrembër’ dhe plagosi të birin e tij, Erald Gjini (me mbiemër të ndryshuar)

Daci ishte me dy kushërinjtë e tij kur ndodhi ngjarja, Sergio dhe Henri Tatasi, që u plagosën nga sherri që nisi me shkop bejsbolli e karrige në lagjen 13 të qytetit.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

1 Comment

  1. Mos je shtatezene si Fjolla dhe del pas 3 diteve……..Bo ca fytyre…kjo eshte fryma qe po rriten adoleshentet me kenget e noizy injorantit dhe fjolla silikonit me 2 pistoleta……nuk kane shembull per te marre……4 muaj/ne vit shkollim edukim behet ne shqiperi nga fillorja deri ne universitet…mire dhe kaq sa kriminela kemi…..ikin femijet ne 8 ne shkolle dalin ne 11 e 30 ne kushte normale tani per covid ne 10 e 15,,,lane dhe prindet injorante mire tek puna por nuk bejne dot as dhe 1 kurs profesional per karrieren dhe profesionin e tyre…kush do mbaje femijet?????vk

Komento