FOTO/ Ngjarje e rëndë në Durrës, lidh qenin dhe e tërheq zvarrë me makinë deri sa ja merr shpirtin…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çdo ditë e më tepër në Shqipëri përballemi me ngjarje dhe situata të pazakonta. Por kohët e fundit falë edhe teknologjisë po na vijnë në kohë rreale skena dhe situata aspak normale.

Çmenduria e njeriut ka shkuar deri në ekstrem dhe situata aspak normale si kjo që po ju tregojmë më poshtë me foto, tashmë po vërehen edhe më shpesh.

Në redaksinë e “Gazeta Reforma” kanë ardhur sot këto foto, aspak normale, që tashmë po bëjnë xhiron e rrjetit.

Në Sukth të Durrësit, një person është fotografuar nga kalimtarë të rastit duke vrarë në një mënyrë tejet makabre një qen, të cilin pasi e ka lidhur me një tel në qafë, e ka tërhequr zvarrë me makinë.

“Animal Rescue Albania”, ka publikuar fotot në faqen e saj nga vendngjarja dhe u ka bërë thirrje autoriteteve që të veprojnë për këtë rast.

“Çfarë mëkati kaq të madh kishe bërë vogëlush që të tërhoqën zvarrë deri në vdekje, që të torturuan derisa pe vdekjen në sy dhe e ndjeve në çdo qelizë tënden? Ke lehur shumë? Ke ngrënë pulat? Apo mos ishe vallë i sëmurë?

Pas kësaj makine është monstra e vërtetë, personi që buzëqesh me gjakftohtësi teksa torturon deri në vdekje këtë qen të gjorë është familjar i juaji, është kushëriri juaj, është komshiu juaj, është miku juaj, është kolegu juaj… nuk i dihet kurrë se nesër këtë krim nuk do ta kryejë në dëmin tuaj”,- shkruan në Facebook “Animal Rescue Albania”.

Kujtojmë se, pak kohë më parë, Parlamenti i Shqipërisë miratoi një ligj sipas të cilit keqtrajtimi, vrasja apo përçudnimi i kafshëve të ndryshme, sidomos atyre shtëpiake, do të ndëshkohej deri me heqje lirie për autorin.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento