Një nga ndryshimet që bëri kryeministri Edi Rama në qeveri ishte edhe emërimi i Erion Braçes si zëvendës kryeministër.
Erion Braçe, prej kohësh deputet i Partisë Socialiste, zëvendëson kështu Senida Mesin.
Por ajo çfarë ra në sy ishte se, gjatë kohës që kreu i qeverisë njoftonte ndryshimet në kabinet, mes tyre edhe emrin e tij në pozicionin e ri, Erion Braçe shfaqet tejet i emocionuar.
Teksa Rama deklaroi se Braçe do të mbante këtë pozicion të ri, në sallën e Asamblesë së PS ‘shpërthyen’ duartrokitjet.
Braçe, aktualisht mban edhe pozicionin e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë.