Një foshnjë me peshë 5.1 kg, ka ardhur në jetë këtë të shtunë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ndau lajmin e veçantë përmes një postimi në Facebook, duke përshëndetur të porsalindurin me fjalët:
“Arloni është vogëlushi që sot ka ardhur në jetë… Uroj që rrugëtimi yt të jetë i mbushur me shëndet dhe gëzim!”
Nga burimet e spitalit, bëhet e ditur se si foshnja Arlon, ashtu edhe nëna e tij 25-vjeçare, të dy nga Tirana, gëzojnë shëndet të plotë.
Foshnja është fëmija i parë i familjes dhe erdhi në jetë me lindje natyrale, duke shënuar një moment të gëzueshëm për prindërit dhe stafin mjekësor.